Në këto shtete europiane, tani mund të udhëtoni pa asnjë kufizim nga Covid-19!

    Me përmirësimin e situatës së Covid-19 dhe shtimin e njerëzve të vaksinuar, disa vende kanë vendosur të heqin gjithë kufizimet kundër Covid për udhëtarët. Lista vijon si më poshtë:

    1. Çekia

    2. Danimarka

    3. Hungaria

    4. Islanda

    5. Letonia

    6. Norvegjia

    7. Polonia

    8. Rumania

    9. Sllovenia

    10. Suedia

    Udhëtarët nga vendet jo anëtare të BE-së mund të hyjnë në shtetet e lartpërmendura, pavarësisht statusit të vaksinimit, sipas SchengenVisaInfo. Pra, udhëtarëve nuk u kërkohet certifikatë për vaksinimin e Covid, shërimin apo test.

    Përveç heqjes së kufizimeve për udhëtarët, këto vende kanë hequr dhe pjesën më të madhe të masave kundër Covid.

    Listës me 10 vende pritet t’i bashkohet së shpejti Greqia. Ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris tha se hyrja e lirë do të mundësohet duke nisur prej datës 2 maj.

    Megjithatë, disa prej vendeve më të vizituara si Spanja, Franca, Portugalia, Italia dhe Gjermania ende vazhdojnë të mbajnë kufizimet. /Euronews Albania/

    Lajmi Paraprak

    BE finalizon projektligjin për të luftuar abuzimet në internet

    Lajmi i rradhës

    Shkencë: Si të zvogëloni kohën që shpenzoni para ekranit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë