Shkencë: Si të zvogëloni kohën që shpenzoni para ekranit

    Shumica e vlerësimeve të orës mesatare të kohës para ekranit celular janë mbi tre orë në ditë.

    Kjo është një përqindje mjaft absurde e orëve tona të zgjimit kushtuar iMessage, Instagram dhe Google, dhe sipas një mali kërkimesh, ky veprim po dëmton trurin dhe trupin tonë. Përdorimi i tepërt i ekranit është i lidhur me obezitetin, dhimbjen e qafës, tendosjen e syve dhe një sërë pasojash në shëndetin mendor, duke përfshirë “rregullimin e  dobët të emocioneve njohëse, impulsivitetin, funksionin e dëmtuar njohës, varësinë ndaj rrjeteve sociale, drojën dhe vetëvlerësim.”

    Në këtë pikë, ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për këto realitete. Askush nuk po e mbyll ditën duke menduar “Dreq, do të doja vërtet të kisha kaluar më shumë kohë në telefonin tim sot.” Por shkurtimi i kohës para ekranit është jashtëzakonisht i vështirë; disa studiues i kanë krahasuar vetitë e varësisë së telefonave tanë me varësinë e krijuar nga medikamentet.

    Thënë kështu, një studim i ri i publikuar në Journal of Experimental Psychology mund të jetë në gjendje të ofrojë një plan të arsyeshëm për një marrëdhënie më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme me telefonin tuaj. Studiuesit në Universitetin Ruhr të Gjermanisë në Bochum rekrutuan qindra vullnetarë dhe i ndanë në tre grupe të dallueshme: njërit iu ngarkua të përmbahej nga çdo përdorim i telefonit për një javë të plotë, tjetri të reduktonte kohën e ekranit me një orë çdo ditë dhe i fundit u inkurajua të vazhdonte përdorimin me një normë normale.

    Autorët intervistuan mbi 600 subjekte në fund të eksperimentit, një muaj pas dhe katër muaj më pas, me qëllim që të vlerësonin sesi përdorimi i telefonit (ose mungesa e tij) ndikoi në modelet e sjelljes dhe mirëqenien. (Ata morën parasysh në mënyrë specifike aktivitetin fizik, abuzimin me substancat, ankthin dhe kënaqësinë nga jeta.)

    Në çfarë konkluzioni dolën?

    Grupi që thjesht zvogëloi përdorimin e telefonit – në krahasim me heqjen dorë tërësisht nga ai – përfundoi duke raportuar rregullimin më të madh dhe më të qëndrueshëm të kohës së ekranit. Një autor shkroi:

    “Kemi zbuluar se heqja dorë plotësisht nga një smartphone dhe reduktimi i përdorimit të tij të përditshëm me një orë kishin efekte pozitive në stilin e jetës dhe mirëqenien e pjesëmarrësve. Në grupin që reduktoi përdorimin, këto efekte madje zgjatën më shumë dhe kështu ishin më të qëndrueshme sesa në grupin tjetër.”

    Mendësia “gjithçka ose asgjë” na tundon drejt detoksifikimit total të teknologjisë, dhe nga njëra anë, është e vërtetë – rezultatet tregojnë se kjo mund t’ju ndihmojë të riorganizoni marrëdhënien tuaj me telefonin.

    Megjithatë, ne tashmë e dimë se ky skenar është thuajse i pamundur, duke marrë parasysh sa e lidhur është jeta jonë personale, profesionale me telefonat dhe teknologjinë.

    Pra, një zgjidhje është të përpiqeni ta zvogëloni kohën para ekranit me një orë, e ndoshta ta shtoni këtë kohë me kalimin e kohës. 

    Në fund të fundit, anëtarët e grupit njëorësh tani shpenzojnë 45 minuta më pak në telefonat e tyre në ditë.

    Është pak a shumë si dieta, dhe ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se sa ciklike dhe vetë-shkatërruese mund të jenë ato programet dhe regjimet strikte. Filloni me pak dhe niseni me fitoret e vogla. Kontrolloni veten ndërsa kalojnë ditët dhe javët, dhe vëreni gradualisht ndryshimet. /Inside Hook/

    Lajmi Paraprak

    Në këto shtete europiane, tani mund të udhëtoni pa asnjë kufizim nga Covid-19!

    Lajmi i rradhës

    Disa burime të pazakonta të kalciumit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë