Një shqiptare shofere autobusi në Itali

    Bukurie Voka është 37-vjeçarja shqiptare nga Kavaja e cila punon si shofere e një autobusi në Itali. Gruaja shqiptare, e cila shkoi në Itali 13 vjet më parë, duke ndaluar në Bolonjë përpara se të vendosej përgjithmonë në Merano, ka arritur të kapërcejë pengesat dogmatike dhe klishetë arkaike.

    Në ditën e dytë të vitit, Corriere della Sera i ka kushtuar një shkrim të gjatë, ku theksi vihet dhe te shamia që ajo mban por edhe te puna që ajo bën. Kjo punë e ktheu atë në një simbol të integrimit të njw gruaje, e cila është edhe emigrante dhe besimtare praktikante gjithashtu.

    “Ajo që bëj për mua është shumë më tepër sesa thjesht një punë sepse çdo ditë kam sigurinë të jem e dobishme për njerëzit”, shprehet Bukuria.

    Nga gushti i vitit 2019, ishte pika e kthesës për të ku vendosi të punësohej si shofere. “Para se të merrja autobusët, në fakt, unë punoja në një depo frutash në Gargazzone. Jam e lumtur nëse njerëzit më shohin si një simbol pozitiv. Sidomos nëse historia ime mund t’u japë shumë grave që përpiqen të arrijnë qëllimet e tyre pa u kushtëzuar aspak. Duke thënë këtë, duhet të them se gjatë shumë viteve që kam jetuar këtu, unë kurrë nuk jam ndjerë e përjashtuar ose viktimë e racizmit. Në Sasa, pra, kam një marrëdhënie të mirë me të gjithë.” u shpreh ajo.

    Ndërkohë, pyetjes se si e sheh veten si një grua shofere autobusi në Shqipëri, ajo u përgjigj:
    “Sinqerisht nuk e di. Ndoshta do të dukej e çuditshme, por do të doja që ajo të trajtohej me respekt, pikërisht siç ndodh këtu.” /Muslimania.al/

    Lajmi Paraprak

    Pse e keni më të vështirë të përballoni ftohtin në krahasim me të tjerët

    Lajmi i rradhës

    Ekstradimi i Gruevskit, çfarë thotë ministri hungarez

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë