Për ekstradimin e Nikolla Gruevskit në Maqedoni, nuk vendosin politikanët në Hungari por sistemi i drejtësisë, ka deklaruar në Shkup, Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Sijarto, i pyetur nëse autoritetet hungareze do ti përgjigjen kërkesën për dorëzimin e Gruevskit.
Ish-kryeministri u arratis në Budapest në vitin 2018 ku iu dha azil politik. Ai është akuzuar në disa procese gjyqësore dhe i dënuar në rastin “Tanku” me dy vite burg për blerjen e Mercedesit luksoz.
“Kjo nuk është çështje politike, por juridike. Kjo i takon sistemit të drejtësisë dhe në Hungari politikanët nuk mund të bëjnë pyetje për këtë çështje”, deklaroi Peter Sijarto, Ministër i Punëve të Jashtme i Hungarisë.