“Serbia dhe Rusia do t’i ruajnë raportet e vërteta miqësore”, Putin uron Vuçiq për fitoren në zgjedhje

    Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka uruar homologun e tij serb, Aleksadar Vuçiq, për fitoren në zgjedhjet presidenciale të 3 prillit, si dhe fitoren e partisë së tij, Partia Përparimtare Serbe.

    Në bisedën telefonike, të zhvilluar të mërkurën, u tha se Putini i ka uruar Vuçiçit “fat dhe suksese në postin e tij si president i shtetit dhe përparim të Serbisë në pesë vjetët e ardhshme, me bindjen se Serbia dhe Rusia do t’i ruajnë raportet e vërteta miqësore”.

    Sipas një deklarate të publikuar në faqen e Presidencës serbe, Vuçiç e ka falënderuar për urimet dhe ka përsëritur deklaratat që kishte dhënë edhe në natën e 3 prillit se Republika e Serbisë do të vazhdojë të ndjekë politikën e rrugës evropiane, duke ruajtur marrëdhëniet tradicionale miqësore me Rusinë.

    Në njoftim thuhet se të dy presidentët e kanë analizuar situatën ekonomike dhe raportet dypalëshe në fushën e energjisë dhe tregtisë.

    “Presidenti Vuçiç e njoftoi Putinin për vështirësitë, me të cilat po përballet Serbia gjatë importit të naftës së papërpunuar dhe shprehu besimin se udhëheqja e Gazpromneftit dhe Republikës së Serbisë, si dhe partnerët e BE-së, do të gjejnë një rrugëdalje nga situata e tillë”, thuhet në njoftimin e Presidencës serbe. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Uji më shtrenjtë se qumështi / Blegtorët: Duhet të na mbështesin për çdo litër që prodhojmë

    Lajmi i rradhës

    Nipi i Faik Konicës shet rroba tek Uzina Dinamo për të mbijetuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë