Serbia votoi për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Rama: Lajm i mirë për rajonin

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur lajm të mirë votimin e Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara pro Rezolutës për pezullimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara.

    Kryeministri Rama përmes një postimi në Twitter tha se rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus, është lajm i mirë për rajonin.

    “Pezullimi i Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut është refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë. Rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus, lajm i mirë për rajonin!”, ka shkruar Rama, transmeton Telegrafi.

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se Serbia ka dashur të abstenojë nga votimi për pezullimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara, por për shkak të presionit u vendos që të votohet pro rezolutës.

    Presidenti i Serbisë tha se kërcënimi me sanksione dhe ndalimi i rrugës evropiane po “rri pezull” mbi Serbinë, u bë për shkak të qëndrimit të Beogradit ndaj Moskës.

    “Më pëlqen Perëndimi, e dua shumë Rusinë, por Serbinë e dua më së shumti në botë”, tha Vuçiq, duke theksuar se Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur asnjë masë kufizuese ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

    Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara sot ka votuar për të pezulluar Rusinë nga Këshilli i saj për të Drejtat e Njeriut gjatë një sesioni në Neë York.

    Në fakt, 93 vende votuan pro mocionit të udhëhequr nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe, ndërsa 24 vende votuan kundër dhe 58 shtete abstenuan. 

    Lajmi Paraprak

    Ekipi i Tiranës, me numrin më të madh të futbollistëve që agjërojnë

    Lajmi i rradhës

    Payet ka shënuar një nga golat më të bukur të këtij sezoni – aksioni ishte i bukur – goditja e tij e jashtëzakonshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë