Payet ka shënuar një nga golat më të bukur të këtij sezoni – aksioni ishte i bukur – goditja e tij e jashtëzakonshme

    Dimitri Payet e ka një reputacionin si lojtar që shënon super gola dhe një të tillë e shënoi edhe me gjysmë-volej-in kundër PAOK-ut në Conference League.

    Kapiteni i Marseille rriti epërsinë e skuadrës së tij pak para mbylljes së pjesës së parë në Stade Velodrome.

    Gerson kishte vendosur skuadrën vendase në epërsi prej 1-0 në fillim të ndeshjes çerekfinale, por Payet shtoi të dytin me një fol që prite të jetë pretendent për çmimin Puskas.

    Një goditje këndi u pasua me një top të gjatë nga Cengiz Under, ku topi jashtë zonës shkoi te Payet.

    Ish-mesfushori i West Ham e la topin të kërcejë një herë përpara se të lëshonte një predhë që e la pa përgjigje portierin.

    Payet festoi me një rrëshqitje në gju në flamurin e këndit ndërsa tifozët e Marseilles shpërthyen në festë.

    Francezi njihet si një lojtar që shënuar shumë gola të bukur në karrierën e tij. 

    Lajmi Paraprak

    Serbia votoi për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Rama: Lajm i mirë për rajonin

    Lajmi i rradhës

    Vuçiq: Nën presion votuam për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë