“Shpallni Putinin si një kriminel lufte” | Gjenerali Wesley Clark bën thirrje që NATO-ja të krijojë “zonë ndalimi” mbi hapësirën ajrore të Ukrainës

    Wesley Clark, ish-Komandanti i forcave aleate të NATO-s, ka thënë se shpallja “kriminel lufte” e Vladimir Putinit do të sillte fundin e liderit rus.

    një intervistë për gazetën nju-jorkeze “New York Post”, gjenerali amerikan ka shpjeguar se shpallja “kriminel lufte” e Putinit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është “lëvizja më e rëndësishme” që duhet ta bëjë presidenti amerikan Joe Biden.

    “Lëvizja më e rëndësishme tash më tash është që presidenti ta shpallë Vladimir Putininnjë kriminel lufte. Kjo do t’i jepte një një nxitje të madhe diplomatike dhe ushtarake luftës”, tha ai të enjten, transmeton Paparaci.

    Sipas analizës së Clark, Putini është i interesuar për reputacionin e tij prej “lideri botëror” më shumë sesa për para.

    Ish-eprori ushtarak në NATO i tha gazetës New York Post se kjo lëvizje do të ndihmonte në rritjen e mbështetjes, në anën tjetër, për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

    “Së pari, ajo lëvizje mund të fitojë mbështetje të fuqishme evropiane – qeveritë evropiane janë të gjitha të kujdesshme ndaj konceptit të krimeve të luftës. Së dyti, ajo përforcon Ukrainën dhe i jep mbështetje Presidentit [Volodymyr] Zelensky. Dhe së treti, nëse realizohet lëvizja, do të ishte fundi i Putinit si lider botëror, pavarësisht se si do të kryhej lufta. Është një lëvizje shumë e fuqishme. Putinit nuk i interesojnë paratë. Ai kujdeset për reputacionin e tij”, tha Clark.

    Clark ka propozuar vendosjen e një “zone ndalimi” mbi hapësirën ajrore të Ukrainës.

    “Natyrisht [jam për] vendosjes së zonës së ndalimit. Hapësira ajrore i përket Ukrainës. Nëse ata kërkojnë ndihmë, pse të mos i dërgojmë avionët tanë atje? Thuhet, oh, nuk bëhet për shkak të rusëve të cilët mund të dalin dhe të na kundërshtojnë. Ky është problem për rusët. Avionët e tyre do të rrëzoheshin”, tha veterani amerikan.

    Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e nëntë të krizës. Dhjetëra civilë janë vrarë si pasojë e agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë. 

    Lajmi Paraprak

    Në Serbi marshohet në mbështetje të Rusisë

    Lajmi i rradhës

    Pse Komuna e Tetovës në ndarjen e mirënjohjeve anashkaloi edhe personalitete tjerë të rëndësishëm?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë