Shtëpitë e vendosura në liqenin e Orovill evakuohen, shkak tharja e liqenit

    Disa nga shtëpitë më të bukura të Kalifornias , ato të vendosura në liqenin Orovill, po evakuohen.

    Shkak është bërë tharja e liqenit dhe prtonarëve të shtëpive ju është kërkuar që t’i lëvizin ato sa më parë.

    Shefi i sigurisë publike të liqenit tha se deri tani 130 varka u tërhoqën me litarë dhe u vendosën në parkingun buzë liqenit.

    Parashikimet tregojnë se deri në tetor, rezervuari, i cili siguron ujë të pijshëm për më shumë se 27 milionë persona, do të arrijë në nivelin më të ulët për katër dekadat e fundit.

    Më 10 Maj, guvernatori i Kalifornisë Gavin Neësom shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për thatësirën që ka përfshirë më shumë se 40 qarqe, rreth 30% të shtetit.

    Lajmi Paraprak

    Protokolli për dasmat në RMV: Matja e temperaturës dhe dezinfektimi i duarve në hyrje të dasmave

    Lajmi i rradhës

    Ndikimi i obezitetit në trurin e njeriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë