Protokolli për dasmat në RMV: Matja e temperaturës dhe dezinfektimi i duarve në hyrje të dasmave

    Para se mysafirët të hyjnë në restorantin ku do të mbahet dasma, do të duhet t’i dezinfektojnë duart dhe secilit mysafir do të duhet t’i matet temperatura. Mysafirët nuk duhet të shtrëngojnë duart dhe të përqafojnë çiftin e ri, dhe as personat e tjerë të pranishëm në aheng. Qeveria konfirmoi sot se do të ketë muzikë të gjallë vetëm në dasma, me kusht që muzikantët të vendosen të paktën pesë metra nga tavolinat ku ka mysafirë. Të sapomartuarit duhet të paraqesin një listë të të ftuarve të cilët mund të identifikohen nga menaxhmenti i vendit ku organizohet festa ndërsa dasma duhet të paraqitet në Odën e Gastronomisë ku është i anëtarësuar restoranti. Valle dhe vallëzime të ngjashme nuk duhet të ketë, mund të luhen në podium por në distancë.

    Është i lejuar vallëzimi në podium, sigurohet e parasheh protokolli, me hapësirë ​​prej katër metra katrorë për person duke respektuar distancën e rekomanduar. “- deklaroi Muhamed Hoxha zëdhënës i qeverisë.

    Vendimi i qeverisë për të lejuar muzikë të gjallë vetëm në dasma dhe jo në kafene, bare dhe restorante të tjera ka zemëruar muzikantët. Nëse nuk e ndryshojnë këtë vendim dhe nuk lejohen të ketë muzikë në të gjitha restorantet, kërcënuan se të premten do të dalin për të protestuar.

    Shoqata e Muzikantëve “Muzikë tani”

    “Pse dasmat dhe muzikantët që performojnë në dasma do ishin më të privilegjuar se të tjerët? Ku janë protokollet për ngjarje të vogla (kafene, restorante, klube nate, bare, dhe objekte të tjera gastronomike) që ua kemi dorëzuar verën e kaluar? Sa do të zgjasë ky diskriminim, sepse për këtë bëhet fjalë, për diskriminim?”

    Objekti në të cilin do të organizohet dasma duhet të jetë i hapur nga të tre anët, në mënyrë që t’i plotësojë masat parandaluese dhe protokollet e autoriteteve. Dje, gastronomët theksuan se nga 150 objekte të regjistruara për dasma, vetëm disa do t’i plotësonin kriteret e kërkuara nga Qeveria. Tani për tani, nuk lejohet të festohet në pjesën e mbyllur të lokaleve. Nëse mysafirët hyjnë në atë zonë, duhet të mbajnë maskë mbrojtëse. Sot, industria për organizimin e evenimenteve të biznesit, seminareve dhe konferencave u ankua se nuk kanë marrë asgjë nga ndihma e paralajmëruar prej dy milion eurosh në prill. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Dashtevski: Zgjedhjet lokale nuk do të shtyhen

    Lajmi i rradhës

    Shtëpitë e vendosura në liqenin e Orovill evakuohen, shkak tharja e liqenit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë