SYRIZA mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Mitsotakis

    Ministri i Zhvillimit dhe Investimeve në qeverinë greke, Adonis Georgiadis njoftoi se debati mbi mocionin e mosbesimit kundër qeverisë, që opozita kryesore, SYRIZA e Alexis Tsiprasit ka paraqitur në parlament, do të fillojë të premten pasdite.

    “Parlamenti do të përgjigjet për mocionin e mosbesimit që keni paraqitur të premten pasdite. Gjatë tre ditëve të ardhshme… të gjitha përgjigjet për gënjeshtrat tuaja do t’i merrni nga qeveria”, theksoi Georgiadis.

    Debati do të nisë të premten pasdite dhe do të përfundojë të dielën në mbrëmje.

    Kreu i opozitës SYRIZA-s, Alexis Tsipras paraqiti sot një mocion mosbesimi kundër qeverisë së djathtë të Mitsotakisit.

    “Mjaft me qeverinë e pandjeshme të zotit Mitsotakis. Besimi im dhe besimi i shumicës së qytetarëve është që kjo qeveri duhet të largohet sa më shpejt”, tha kreu i opozitës duke folur në seancën plenare të parlamentit.

    “Kam vendosur të paraqes një mocion mosbesimi kundër qeverisë më të keqe që drejtoi këtë vend në epokën e postdiktaturës”, theksoi Tsipras.

    Lajmi Paraprak

    Pensione më të larta për 3% nga ky muaj për pensionistët në RMV

    Lajmi i rradhës

    Rexhail Qerimi ndërroi jetë duke pritur drejtësi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë