Turqia “nuk ua kthen shpinën” Ukrainës dhe Rusisë

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë sulmi rus në Ukrainë “është i papranueshëm”, mirëpo shteti i tij nuk do t’i kthejë shpinën asnjërit shtet, pasi me të dyja vendet ka lidhje të forta.

    Duke folur pas një takimi të kabinetit më 28 shkurt, Erdogan ka thënë se Turqia, vend anëtar i NATO-s, do të respektojë angazhimet që ka ndaj Aleancës, ndonëse nuk do të shpërfillë “interesat rajonale” në rajon.

    Ai ka shtuar se Turqia, e cila ndan kufirin detar me Ukrainën dhe Rusinë, dhe ka lidhje të mira me të dyja shtetet, do të zbatojë paktin ndërkombëtar detar për të parandaluar përshkallëzimin e luftës.

    Sipas Konventës së vitit 1936, Turqia ka të drejtë t’ua ndalojë anijeve luftarake përdorimin e Dardaneleve dhe Bosforit gjatë luftës.

    Ukraina i ka kërkuar Ankarasë që të zbatojë Traktin dhe t’ua bllokojë qasjen anijeve luftarake ruse.

    Ankaraja ka lidhje të ngushta me Rusinë në sektorët e energjisë dhe mbrojtjes, mirëpo Ukrainës i ka shitur dronë dhe ka nënshkruar marrëveshje për bashkëprodhim.

    Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete. Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

    Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Gjermania heq Maqedoninë e Veriut nga zona me rrezik të lartë

    Lajmi i rradhës

    Shkupi me masa për t’u mbrojtur nga pasojat ekonomike të luftës në Ukrainë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë