Vdes Madeleine Albright, mikja e madhe e shqiptarëve

    Mikja e madhe e shqiptarëve, Madeleine Albright, ka vdekur në moshën 84-vjeçare.

    Ajo vlerësohet se pati ndikim të madh për të bindur SHBA-në dhe botën për krimet serbe që po kryheshin në Kosovë nga ushtria dhe policia serbe.

    Albright ka vizituar dy herë Kosovën, më 2005 dhe 2019. Më 2005, mbajti një fjalim në Kuvendin e Kosovës, ndërkohë më 2019, ishte e pranishme në ngritjen e bustit në nderim të saj.Ajo shte gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA-së, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë.Familja e saj ka bërë të ditur se Albright ka vdekur shkaku i kancerit dhe se në momentet e fundit ishte e rrethuar me anëtarët e familjes.“Me zemër të thyer ju njoftojmë se Madeleine K. Albright, Sekretarja e 64-të e Shtetit dhe gruaja e parë që ka mbajtur atë postë, sot ka ndërruar jetë. Ajo kishte kancer”, shkruan në njoftimin e familjes në rrjetet sociale.

    Albright ishte një figurë qendrore në administratën e presidentit amerikan, Bill Clinton, ku së pari shërbeu si ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara përpara se të bëhej diplomatja më e lartë e Amerikës në mandatin e dytë të Clintonit.

    Ajo mbrojti zgjerimin e NATO-s, nxiti që aleanca të ndërhynte në Ballkan për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve gjatë viteve të 90-ta, ku u përpoq të reduktonte përhapjen e armëve bërthamore dhe mbrojti të drejtat e njeriut dhe demokracinë në të gjithë globin.

    Ishte një fytyrë e politikës së jashtme të SHBA-së në dekadën midis fundit të Luftës së Ftohtë dhe Luftës kundër Terrorit të shkaktuar nga sulmet e 11 shtatorit 2001, një epokë e paralajmëruar nga presidenti amerikan, George H.W. Bush si një “rend i ri botëror”.

    SHBA, veçanërisht në Irak dhe Ballkan, ndërtuan koalicione ndërkombëtare dhe herë pas here ndërhynë ushtarakisht për të rikthyer regjimet autokratike, dhe Albright, një “idealiste pragmatike” e vetëidentifikuar që shpiku termin “multilateralizëm pohues” për të përshkruar politikën e jashtme të administratës së Clintonit – mori nga përvoja e saj duke u rritur në një familje që iku nga nazistët dhe komunistët në Evropën e mesit të shekullit të XX-të për të formësuar botëkuptimin e saj.

    Madeleine Albright e shihte SHBA-në si “kombin e domosdoshëm” kur ishte fjala për përdorimin e diplomacisë të mbështetur nga përdorimi i forcës për të mbrojtur vlerat demokratike në mbarë botën.Albright ishte Sekretare e Shtetit në periudhën 1997-2001, kur president i SHBA-së ishte Bill Clinton.

    Lajmi Paraprak

    VAZHDON TRYSNIA POLITIKE NDAJ LLALLËS | Kasami, a vepron ndaj meje si kryetar partie apo si kryetar i Komunës së Tetovës? (Video)

    Lajmi i rradhës

    TRANSPORTI PUBLIK NË TETOVË – Edhe sa kohë duhet të presin tetovarët?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë