Vdes Mahmud Asllani nga Tetova, mualimi më i suksesshëm në botë

    Foto: Dritan Abdiji

    Pak orë më parë ka vdekur mualimi më i shquar shqiptar nga Tetova, mulla Mahmdud Asllani. Lajmi është konfirmuar për Nistori nga ana e familjarëve të tij të afërt. Ai lindi në vitin 1932 në fshatin Çiflik të Tetovës. Dashuria dhe sakrifica për t’ua mësuar Kuranin njerëzve do të mbahet mend përgjithmonë, kështu thonë në Facebook njerëzit të cilët e njohën dhe duke e ngushëlluar familjen e tij.

    Jeta dhe veprimtaria e hoxhës Mahmud Asllanit e bën që të veçohet në mësim leximin dhe memorizimin e Kuranit tek populli shqiptar. Ai ishte personalitet i famshëm jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe në mbarë botën islame. Në vitin 2012 organizata botërore për mësimin e Kuranit përmendësh dhe për leximin e Kuranit, me seli në Xhidde të Arabisë Saudite, e shpalli Asllanin si mualimin më të suksesshëm.

    Ai ka nxjerrë qindra hafiza, të cilët pas mbarimit të hifzit i janë nënshtruar provimit dhe e kanë kaluar me sukses, ndërsa qindra nxënës të tjerë e kanë mësuar pak më pak se tërë Kuranin përmendësh. Ndërkaq ata që kanë mësuar leximin e Kuranit te mulla Mahmud Asllani janë me mijëra nxënës.

    Njëherit edhe redaksia e Nistori-t shpreh ngushëllime deri te familjarët dhe miqtë e tij. Me shpresën që kjo dhimbje t’u lehtësohet sa më shpejtë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    21 qershor, solstici i verës, dita më e gjatë e vitit

    Lajmi i rradhës

    Liderët e BE-së sot vendosin për negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë