21 qershor, solstici i verës, dita më e gjatë e vitit

    Në datën 21 qershor, banorët e Shqipërisë dhe vendeve të afërta do të përjetojnë solsticin veror. Kjo është dita më e gjatë e vitit, dielli do të lindë në orën 05.07 minuta dhe do të perëndojë në 20.17, gjithsej 15 orë, 9 minuta e 48 sekonda.

    Në vende të ndryshme, ndryshon edhe gjatësia e ditës. Kjo varet nga vendi ku jeton. Në Alaska ka thuajse 24 orë dritë dielli, ditën e solsticit. Solstici veror në Hemisferën e Veriut bie çdo vit, në varësi të vendndodhjes, nga data 20 në 22 qershor dhe është dita kur Dielli është në pikën më të lartë, para nga Hemisfera e Veriut.

    Në Hemisferën e Jugut kjo ndodh në datat 20 deri 22 dhjetor, kur Hemisfera e Veriut përjeton solsticin dimëror dhe ditën më të shkurtër të vitit.

    Edhe pse stina e verës është në muajin e parë, pas datës 21 qershor ditët, ende më të gjata sesa nata, fillojnë të shkurtohen edhe pse në mënyrë të pandjeshme.

    Lajmi Paraprak

    Mungesë në sektorin e hotelerisë | Sindikata inkurajon punonjësit

    Lajmi i rradhës

    Vdes Mahmud Asllani nga Tetova, mualimi më i suksesshëm në botë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë