Ali Ahmeti shfrytëzon zyrën e Grubit për aktivitete partiake

    Zëvendëskryeministrja për Qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska as këtë herë nuk e ka parë keqpërdorimin e hapësirave të institucioneve publike për takime partiake. Sërish kabineti i zv. kryeministrit Grubi u përdor për një gjë të tillë. Takimi i kreut të BDI-së Ali Ahmeti me Riçard Grenellin.

    “Nuk e kam parë, megjithatë nëse ajo është ashtu do ta verifikojmë, do të veprojmë përsëri sipas kodeksit, megjithatë këtë herë, duke pasur parasysh se Ali Ahmeti është deputet dhe ministrat përgjigjen para deputetëve, do të ishte e papërshtatshme t’i dërgoj atij vërejtje sepse unë nuk e kam atë mekanizëm si anëtare e Qeverisë. Megjithatë në çfarëdo rasti, do të ketë njoftim se një gjë e tillë nuk është e lejuar sepse aktivitetet partiake dhe shtetërore thjesht duhet të jenë të ndara”, deklaroi Sllavica Grkovska,
    zëvendëskryeministre për Qeverisje të mirë.

    Më herët zëvendëskryeministrja Gërkovska pati shqiptuar paralajmërim për Grubin, por pa efekt.

    “Menjëherë sapo lënda arriti në kabinet, u ndërmorrën aktivitete që të konstatohet nëse ekzistojnë shkelje të kodit për sjellje etike të anëtarëve të Qeverisë dhe funksionarëve publik të emëruar ose zgjedhur nga Qeveria. Është konfirmuar se kodi etik është shkelur, për çka z. Grubi është shqiptuar paralajmërim”, tha Sllavica Grkovska , zëvendëskryeministre për Qeverisje të mirë.

    Komisioni Antikorrupsion disa herë ka konstatuar se zëvendës kryeministri Artan Grubi ka përdorur hapësirat zyrtare të ministrisë për takime partiake. Alsat disa herë ka raportuar për keqpërdorim të burimeve shtetërore nga ana e Grubit për qëllime partiake.

    Lajmi Paraprak

    Këshilli Gjyqësor “lëpiu atë që pështyu”, Manevas i besoi edhe një mandat si kryetare e Gjykatës në Kumanovë

    Lajmi i rradhës

    FIFA e pezullon për tri vjet Luis Rubialesin për sjellje të pahijshme në Botërorin e grave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë