TË JETOSH APO TË MBIJETOSH!

    Çmimet e vjetra dhe të reja të produkteve ushqimore bazë, si dhe raftet e zbrazëta dhe të plota mund të gjenden në tregjet e tërë vendit. Nuk ka shumë klientë si më parë, por në shumicën e dyqaneve ka shumë punonjës të shpërndarë që marrin produkte, i rregullojnë, dhe u vendosin çmimet e reja.

    Megjithatë ka edhe produkte për të cilat ende nuk është shënuar çmimi, kështu që nuk mund të blihen pa ndonjë çmim të vendosur. Nëse nuk i keni ndjekur çmimet për produkte specifike në tregje të veçanta, mund të jeni të hutuar gjatë kësaj periudhe pasi që gjithçka mund të jetë më e shtrenjtë dhe me çmim më të lartë.

    Kështu që, gjatë bërjes pazar, i’a vlen të dini se sa janë çmimet e reja apo më të shtrenjta të produkteve ushqimore bazë, si për shembull vaji i lulediellit në marketet më të mëdha në Shkup shitet nga 149 deri në 189 denarë, varësisht nga prodhuesi. Çmimi i bukës së bardhë varion nga rreth 35 deri në 49 denarë, një paketë sheqer (900 gramë) ofrohet për 55 deri në 61 denarë, kurse qumështi i pasterizuar me 3.2 për qind yndyrë nga prodhues të ndryshëm nga 49 deri në 65 denarë. Një vezë shitet nga 7.9 deri në 9.2 denarë, kripa për ushqim nga 19 deri në 27 denarë, orizi po ashtu nga 45 deri në 55 denarë. Djathi i lopës, varësisht nga prodhuesi i saj, shitet nga 246 deri në 329 denarë për kilogram, kashkavalli i lopës nga 330 deri në 435 denarë, dhe gjiza nga 117 deri në 170 denarë për kilogram.

    Qytetarët me zemërim të madh i presin ndryshimet e çmimeve gjegjësit rritjen e tyre, duke e cilësuar të turpshme një gjë të tillë, pasi që sipas tyre nga një shtet i cili për standard të pagës minimale ka 18.000 denarë, është e pamundur për të përmbushur nevojat adekuate për jetesë, më saktë për mbijetesë.

    “Kohë lufte, tamam si në luftë. Vetë jam pensioniste, ia bëjë disi, por më dhimbsen ata që janë të papunë dhe ato me paga të ulëta, pasi që me këto çmime të larta vështirë që mbijetohet. Shpresojmë të ketë ndonjë masë nga Qeveria sepse kështu vetëm se më shumë varfërohen qytetarët”, shprehet një qytetare.

    Nga ana tjetër, sot në tregjet e Shkupit situata është normale. Tregtarët thonë se çmimet për disa produkte janë edhe më të ulëta, sepse nuk është ditë tregu. Nga dje nuk vlejnë një pjesë e masave antikrizë të miratuara nga Qeveria në muajin mars me qëllim zbutjen e pasojave të krizës energjetike dhe mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve. Ushqimet bazë nuk do të shiten më me TVSH zero për qind dhe nga  TVSH-ja e benzinës u kthye në 18 për qind.

    Në tre muajt e fundit TVSH-ja për bukën, miellin e tipit 400, vajin ushqimor të lulediellit, qumështin e përhershëm, orizin dhe vezët është ulur nga pesë në zero për qind dhe me propozim të Ministrisë së Ekonomisë është marrë vendim për uljen e marzhit tregtar. Si pjesë e 26 masave kundër krizës ishte ulja e akcizave dhe TVSH-së nga 18 në 10 për qind të energjisë. Heqja e masave kundër krizës pritet të rrisë edhe më shumë çmimet e ushqimeve dhe energjisë. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Aliti: Zjarri në Tetovë ishte i madh, rrezikoheshte i tërë qyteti

    Lajmi i rradhës

    Macron – Kovaçevskit: Do të gjejmë zgjidhje “kur të vijë koha”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë