Alternativa dhe Besa po harmonizojnë bashkëpunimin në Kuvend

    Bashkëpunimi i subjekteve opozitare shqiptare Lëvizjes Besa dhe Alternativës, ka filluar të konkretizohet thonë për TVM2 zëdhënisit e dy partive, duke mos e përjashtuar mundësinë për bashkëpunim edhe me fraksionin e BDI-së që njihet si “grupi i zjarit’. Zëdhënësi i Lëvizjes Besa Faruk Avdiu, konfirmon se një takim mes zyrtarëve të lartë të këtyre partive tanimë është realizuar.

    “Ka hapa konkret drejt afrimit të qëndrimeve mes Lëvizjes BESA dhe Alternativës, pra konkretisht ka vendim të kryesisë qëndrore që të gjindet modaliteti për t’i ofruar edhe më shumë qëndrimet. Zyrtarë të lartë të Lëvizjes BESA janë takuar me Alternativën, dhe do të ketë takime të vazhdueshme në përafrimin e qëndrimeve të dyja subjekteve politike. Ajo ishte edhe qëndrimi i Lëvizjes ‘Besa’ se çdokush që është i gatshëm t’i bashkohet këtij fronti të përbashkët opozitar, që është kundër kësaj Qeverie të koruptuar, jemi të gatshëm për të bashkëpunuar në të ardhmen. Ndërsa sa i përket grupit të zjarit, ato duhet ta konkretizojnë lëvizjen e tyre.”, tha Faruk Avdiu, zëdhënës i Lëvizjes Besa.

    Edhe zëdhënësi i ‘Alternativës’ Orhan Murtezani për TVM2 thotë se ka pasur takim edhe mes dy kryetarëve të partive dhe pritet thellim i mëtutjeshëm i këtij bashkëpunimi, sidomos sa u përket aktiviteteve në Kuvend.

    “Po punohet seriozisht dhe me përkushtim që të mund të arrihet ndonjë bashkëpunim me Lëvizjen ‘BESA’. Fillimisht ky bashkëpunim do të mundohet të finalizohet në kuadër të Parlamentit ndërmjet deputetëve, e pastaj pse jo edhe për ndonjë koalicion të mundshëm parazgjedhor. Ata ende betejën e tyre e vazhdojnë në BDI, për ne nuk do të kishte pasur asnjë problem në qoftë se ky grup pozicionohet si opozit, në atë moment mund të kemi ndonjë bashkëpunim më konkret.”, tha Orhan Murtezani, zëdhënës i Alternativës.

    Grupi i Zjarrit: Vazhdojmë betejën brenda BDI-së

    Nga Grupi i Zjarit në një përgjigje me shkrim për TVM2 kanë përshëndetur gadishmërin e opozitës shqiptare për të bashkëvepruar, por theksojnë se ky grup i të pa kënaqurve brenda BDI-së betejën e tyre politike do ta vazhdojnë ta realizojnë brenda subjektit të cilit i takojnë.

    “Ne do të vazhdojmë ta bëjmë betejën brenda BDI-së, ku po i takojmë për çdo ditë strukturat në vendbanimet e ndryshme dhe këtu jemi të koncentruar, me qëllim që të shihet qartë se sa strukturat e partisë janë të pa kënaqura nga këto persona në ekzekutiv. Për sa i përket opozitës shqiptare i përgëzojmë për gadishmërin e tyre për të bashkëvepruar, sepse vlerësojmë se opozita e konsiliduar dhe e bashkuar do të jetë korektor i fuqishëm i qeveritarëve.”, tha Izet Mexhiti.

    Bashkëveprimi i dy subjekteve shqiptarë në Kuvend, do tu mundësonte atyre formimin e grupit parlamentar opozitar shqiptar, pasi Alternativa aktualisht numron tre deputet, ndërsa Besa dy deputetë dhe bashkarisht plotësojnë kushtin prej 5 deputetësh për formimin e grupit parlamentarë.

    Lajmi Paraprak

    Prindërit mund t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në klasë të parë vetëm në komunat ku jetojnë

    Lajmi i rradhës

    NDRYSHIMET KUSHTETUESE | BDI: Ka ardhur koha për reflektim nga ana e opozitës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë