NDRYSHIMET KUSHTETUESE | BDI: Ka ardhur koha për reflektim nga ana e opozitës

    Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se reagimi i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe thirrja e përfaqësuesit special të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ndaj VMRO-DPMNE-së dhe Levicës për të përkrahur rrugën europiane të vendit dhe për të votuar ndryshimet kushtetuese është sinjal i qartë paralajmërues që nuk duhet të hasë në vesh të shurdhër.

    “Nëse deri dje thirrjet dhe kërkesat tona për konstruktivitet janë cilësuar si subjektive dhe janë shpërfillur vazhdimisht nga ana e opozitës, konfirmim për racionalitetin e tyre është mesazhi i drejtpërdrejt i ShBA-ve që t’i jepet fund bllokadës dhe pengmarrjes së të ardhmes europiane të vendit. Vlerësojmë se ka ardhur koha për reflektim nga ana e opozitës, jo vetëm në aspektin deklarativ, të dëshmojë konstruktivitet në çastet vendimtare kur duhet të përshpejtojmë hapin drejt Europës”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

    BDI është e bindur se tek opozita maqedonase ka frymë europiane që do të triumfojë mbi konfuzionin dhe protagonizmin subjektiv.

    Ndryshe, BDI vlerëson se armiku më i madh i vendit është stagnimi dhe se të gjithë duhet të marrin mbi supe përgjegjësi duke menduar mbi të gjitha ardhmërinë e fëmijëve tanë.

    Lajmi Paraprak

    Alternativa dhe Besa po harmonizojnë bashkëpunimin në Kuvend

    Lajmi i rradhës

    Gara kokë më kokë ndërmjet Erdoganit dhe opozitës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë