Alternativa: Drejtësinë të mos e kërkojmë në Strasburg e Berlin, por ta sjellim në Maqedoni

    Në lidhje me vendimin e Strazburgut – se është e papapranueshme kërkesa e ish-funksionarëve të VMRO DPMNE-së, të cilët iu drejtuan këtij institucioni që t’u njihet e drejta e amnistisë nga ana e ish-presidentit të Maqedonisë së Veriut, Gjorgje Ivanov, Alternativa ka përshëndetur këtë vendim, duke kumtuar se, mesazhi kryesor nga Strasburgu është se, drejtësinë para se gjithash e ndajnë organet gjyqësore të vendit, ne nuk mund ta marrim rolin e tyre, përcjell Nistori.

    “LSDM dhe VMRO-DPMNE të cilët për 32 vite ndryshohen në pushtet, së bashku me BDI-në e cila është 22 vite në Qeveri, duhet të heshtin për këtë temë për shkak se ndajnë përgjegjësinë e barabartë për gjendjen katastrofale të drejtësisë, barazisë para ligjeve dhe sigurisë juridike. Falë këtyre tre partive, Maqedonia e Veriut i ngjason “El Dorados” në të cilin partitë janë burimi më i madh i korrupsionit në shtet. Koha e angazhimeve deklarative ka kaluar moti. Tani është koha për aksion. Alternativa ka propozim konkret, juridikisht i formuluar për përballje direkte me korrupsionin e kuadrove partiake në pushtet. Partitë që janë më përgjegjëse duhet të ndalojnë shmangien e deklarimit për propozimin tonë. Me një shkallë të lartë të konsensusit, amendamenti kushtetues i Alternativa-s për pengimin e vjetrimit të lëndëve që kanë të bëjnë me veprat penale të bëra nga funksionarë të pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, menjëherë do të bëhet realitet.”, kumton AAA.

    Alternativa tha se nuk duhet të kërkojmë drejtësinë në Bruksel, Strasburg, Paris, Berlin.., por ta sjellim në Maqedoni. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    TRAGJEDIA NË SPITALIN MODULAR | Familjarët dëshmuan se nuk ka pasur aparate kundër zjarrit, infermieret thonë të kundërtën

    Lajmi i rradhës

    Vezët për diabetikë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë