Hoxha i Lëvizjes Besa: Jemi të hapur për bashkëpunim me Alternativën

    Në momentin kur të sqarohet situata politike, kur Alternativa de fakto do të jetë pjesë e opozitës, natyrisht që na bashkon vizioni opozitar dhe do të jemi gati të ulemi dhe të flasim për vlerat që ndajmë, tha nënkryetari i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha, në një intervistë për “360 gradë”

    “Kur të sqarohet situata në skenën politike dhe Alternativa de fakto të jetë në opozitë, do të jemi të gatshëm të ulemi dhe të diskutojmë për vlerat që ndajmë”, është përgjigjur nënkryetari i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha, në pyetjen se a do të bashkëpunonit me partinë e Afrim Gashit pasi nuk është më pjesë e shumicës parlamentare.

    “Ne kemi pasur nivele të ndryshme komunikimi, nuk do të thotë se kanë qenë nivele të larta që të çojnë në nivele koalicioni apo bashkëpunimi, por komunikimi vazhdon dhe natyrisht në momentin kur sqarohet situata politike, kur Alternativa de fakto do të jetë pjesë e opozitës, natyrisht që na bashkon vizioni opozitar dhe do të jemi gati të ulemi dhe të flasim për vlerat që ndajmë.

    Nëse ndajmë të njëjtat vlera për mënyrën se si duam ta shohim vendin dhe të ardhmen e vendit, do të ulemi dhe do të diskutojmë për hapat e tjerë konkretë. Tani është shumë herët për të diskutuar këtë çështje”, ka thënë nënkryetari i Besës.

    Lajmi Paraprak

    Mariçiq: Do të bllokohemi nëse nuk votohen ndryshimet kushtetuese

    Lajmi i rradhës

    Alternativa kërkon asociacion të komunave me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë