Alternativa: Partia “Soravia” ende nuk është shkëputur nga paniku i humbjes që e pret në të ardhmen

    Komunikata e plotë e Alternativës (AAA) për Nistorin:

    Pas informacioneve se gjoja të hënën (07.08.2003) Dega e Alternativës në Tetovë ka pasur ndonjë mbledhje ku është vendosur për ndonjë mbështetje të ish kryetarit të Degës, ne – drejtuesit e Degës së Alternativës në Tetovë dhe përfaqësuesit e saj në organet qendrore të partisë – përmes kësaj kumtese, dëshirojmë ta njoftojmë opinionin se të hënën (dhe tashmë një kohë më të gjatë) nuk ka pasur kurrfarë mbledhje të Degës së Alternativës në Tetovë.

    Duke qenë organizatë politike e ndërtuar mbi bazë të dokumenteve dhe rregulloreve, duhet të theksojmë se organet partiake burojnë përmes procedurave statutare dhe nuk janë lëndë e dëshirave e prirjeve personale të askujt. Kjo vlen edhe për Kuvendin e Degës së Alternativës në Tetovë. Prandaj është e patolerueshme që takimet që nuk ftohen konform procedurave dhe në të cilat marrin pjesë familjarë, shokë e fqinjë të quhen takime të organeve partiake. Për informacion të opinionit, ish kryetari i degës së Alternativës në Tetovë ka ftuar mbledhje në mënyrë jostatutare, sepse ai me vendim të Kryesisë Qendrore (të datës 26.07.2023) nuk është më anëtar i Alternativës, ndërsa thirrje për mbledhje ka bërë edhe deputeti i zonës, i cili nuk ka asnjë kompetencë statutare për organizimin e brendshëm të degëve. Megjithëse ka qenë takim krejt joformal, në të nuk kanë marrë pjesë as 10-12 anëtarë të Kuvendit të Degës nga një organ që numëron mbi 70 anëtarë.

    Prandaj, si drejtues legjitimë të degës së Alternativës në Tetovë dhe si përfaqësues të Tetovës në Kryesinë Qendrore të partisë, e njoftojmë opinionin se ai takim ka qenë jolegjitim, jolegal, jostatutar dhe, si i tillë, pa asnjë vlerë formale e organizative. Ne e respektojmë qëndrimin e Kryesisë Qendrore në lidhje me Degën e Alternativës në Tetovë dhe vazhdojmë të mbetemi besnikë në funksionimin formal të organizatës sonë politike.

    Me këtë rast i njoftojmë strukturat partiake se jemi duke punuar në konsolidimin e Degës së Tetovës dhe se së shpejti do të kemi mbledhje formale të Kuvendit të Degës, ku do të diskutohen këto tema, si dhe ngjeshja e koalicionit opozitar që pritet ta bëjë ndryshimin e madh e të shumëpritur në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

    Ne e dimë mirëfilli se edhe kjo dramë, që prodhohet në Degën e Alternativës në Tetovë, nuk është e shkëputur nga paniku që e ka rrokur partinë SORAVIA nga humbja në zgjedhjet e ardhshme dhe prandaj përmes diversioneve përpiqet të bëjë sa më shumë dëm në kampin opozitar. Megjithatë, këto janë shkelmat e fundit dhe kjo nuk i bën dobi.

    Valdet Zulbeari – nënkryetar i Degës së Alternativës – Tetovë
    Jusuf Abduli – sekretar i Degës së Alternativës – Tetovë
    Faton Selami – anëtar i Kryesisë Qendrore të Alternativës dhe këshilltar komunal në Komunën e Tetovës
    Gazmend Aliu – anëtar i Kryesisë Qendrore të Alternativës
    Merhal Ismaili – anëtare e Kryesisë Qendrore të Alternativës

    Lajmi Paraprak

    Ethet hemorragjike në Maqedoninë e Veriut – Thirrje për kujdes të shtuar

    Lajmi i rradhës

    Pronat e konfiskuar të Mijallkovit dalin në ankand

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë