Alternativa propozon vauçerë socialë kundrejt masës populiste të ngrirjes së çmimeve

    Komunikata e plotë e Alternativës për Nistori.com

    Ashtu si në dimensionin e drejtësisë, politikat e gabuara e të dëmshme të kësaj qeverie lënë shumë për të dëshiruar edhe në mirëqenien ekonomike të qytetarëve. Kështu, duke e pasur mendjen si t’i shpëtojnë kriminelët, drejtuesit e qeverisë – me politikat e tyre të gabuara – kanë mundësuar të krijohen çmime jashtëzakonisht të larta të produkteve ushqimore. Sa për krahasim, derisa në Europë kemi shtrenjtim për vetëm 11%, në Maqedoni të Veriut shtrenjtimi i këtyre produkteve është 46%.

    Përveç kësaj, çmimet e derivateve të naftës tashmë janë më të lartat në rajon, kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike, ndërsa pagat vazhdojnë të jenë më të ulëtat në rajon, duke e rënduar kështu seriozisht jetesën e qytetarëve.

    Për fat të keq, këtë gjendje të rënduar nuk e zbut as ngrirja e çmimeve të produkteve ushqimore, që është një masë populiste që bëhet për efekte elektorale dhe nuk e jep efektin e duhur. Kjo është një zgjidhje e përkohshme, që nuk e ndihmon rritjen e ekonomisë, ndërsa e dëmton rëndë industrinë ushqimore dhe, për pasojë, mund të kemi edhe mungesë të produkteve ushqimore, ulje të kapaciteteve prodhuese dhe reduktim të vendeve të punës. Në këtë mënyrë do të kemi rritje të importit të produkteve, duke krijuar kështu monopol për disa kompani të lidhura me pushtetin, që edhe në kohë krize do të përfitojnë në kurriz të qytetarëve.

    Analizat me të cilat disponojmë ne flasin se nga masa “e ngrirjes së produkteve ushqimore” kursimet arrijnë në 1500 den., gjë që është shumë larg nevojës së shportës mujore të konsumatorit.

    Prandaj Alternativa gjykon se në këtë kohë të krizës ekonomike dhe varfërisë, që shfaqet gjithnjë e më shumë, zgjidhje emergjente është ndihma financiare në shpërndarjen e kuponëve (vauçerëve) socialë për grupet e rrezikuara sociale, kategoritë e qytetarëve me të ardhura më të ulëta dhe pensionistët, por kjo shumë nuk duhet të jetë më e vogël se 30% e rrogës minimale. Për ata që kërkojnë zgjidhje, gjithmonë ka alternativë.

    Lajmi Paraprak

    Shumica e azilkërkuesve kan destinacion Gjermaninë

    Lajmi i rradhës

    U shua përfundimisht zjarri në Dëbërcë, këshilltari Demiri: Siguria dhe shëndeti i banorëve është i panegociueshëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë