U shua përfundimisht zjarri në Dëbërcë, këshilltari Demiri: Siguria dhe shëndeti i banorëve është i panegociueshëm

    Zjarri në deponinë e Dëbërcës në Komunën e Zhelinës që po digjej me ditë të tëra, si duket sot ka marrë fund. Të paktën kështu njofton edhe këshilltari komunal Adnan Demiri nga radhët e LSDM. Tym e zjarr më nuk do të ketë, thotë ai, përcjell Nistori.

    “Të vetëdijshëm për të gjitha rreziqet dhe pasojat që paraqet zjarri, e ndjeva si obligim moral, edhe atë si këshilltar i komunës që të angazhohem në fikjen plotësisht të zjarrit. Me kërkesë nga ana ime, së bashku me Komunën e Zhelinës angazhuam kompaninë DOOEL QENDËR – KOMERC për t’i dhënë fund zjarrit në këtë deponi që po digjej me ditë të tëra. Rezultati u arrit. Zjarr e tym më nuk do të ketë. Siguria dhe shëndeti i banorëve të komunës do të jetë i panegociueshëm. Shpresojmë që zjarret më nuk do të dëmtojnë vetëm shëndetin tonë, por edhe peisazhin e këtyre”, shkruan këshilltari Demiri.

    Poashtu edhe nga Komuna e Zhelinës dje njoftuan se metoda të cilën e zbatoi kompania rezultoi me rezultat.

    “Komuna e Zhelinës duke qenë e përkushtuar seriozisht e në bashkëpunim me Ministrin e punëve të brendshme z. Oliver Spasovski , ka gjetur një mënyrë se si të fiket zjarri përfundimisht. Kjo metodë është e provuar edhe me deponitë tjera dhe ka rezoltuar pozitivisht. Komuna e Zhelinës ka angazhuar një kompani të specializuar për shuarjen e zjarreve”, thonë nga komuna.

    Ndryshe, edhe pse ka qenë premtim i mëhershëm i kryetarit Blerim Sejdiu për dislokimin e deponisë, por ai nuk arriti ta përmbush këtë premtim para banorëve të Dëbërcës, me arsyen se përkundër kërkesave të njëpasnjëshme drejtuar Ministrisë së Ekologjisë, për ta ndihmuar me mjetet e nevojshme për dislokimin e deponisë, mjetet në vlerë prej 70 mijë eurove akoma nuk janë lëshuar. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Alternativa propozon vauçerë socialë kundrejt masës populiste të ngrirjes së çmimeve

    Lajmi i rradhës

    Sasho Novkoski për vendin e punës deklarohet shqiptar!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë