Rreth 10 mijë të rinj nga RMV përfunduan në bregdetin kroat, punuan në hotelet turistike

    Rreth dhjetë mijë të rinj nga Maqedonia e Veriut përfunduan në bregdetin kroat këtë verë, duke lënë objektet hotelierike në Ohër dhe Strugë pa staf. Për të parandaluar daljen e punëtorëve në sezonin e ardhshëm turistik, propozohet të miratohen ndryshime në ligjin e punës, me të cilat do tu pamundësohet pronarëve të hoteleve dhe restoranteve të punësojnë punëtorë vetëm për dy ose tre muaj gjatë sezonit.

    “Duhet të ketë ndryshime në ligj, në mënyrë që të mos e merrni vetëm për dy muaj dhe ta lëshoni në shtator, pra duhet të ketë disa ndryshime në ligj, ku punonjësit do të jenë më të mbrojtur. Rroga gjithashtu duhet të rritet, dhe që të rritet paga duhet të rritet numri i vizitorëve”, u shpreh Vlado Sukloski -punonjës turistik.

    Dhe për të rritur numrin e vizitorëve, Ohri dhe Struga nga turizmi duhet të jetojnë të paktën gjashtë muaj në vit, thotë Sukloski. Kjo kërkon rregullimin e çmimeve.

    “Ju nuk mund të keni një diferencë brenda dhe jashtë sezonit në çmimin në hotel prej vetëm 2 euro. Kjo është arsyeja pse ka një paketë aranzhimesh në Greqi për para-sezon prej 70- 80 euro me transport të paguar, pesë apo gjashtë ditë. Dhe këtu nuk mund të gjesh as tre ditë akomodim privat për ato para. Kjo është diçka që duhet të zgjidhet, jo vetëm të thuhet se është problem”, theksoi Vlado Sukloski -punonjës turistik.

    Por, pronarët e hoteleve thonë se me çmime të tilla aranzhim dhe infrastrukturë të dobët, nuk mund të priten vizitorët me xhepa më të thellë, që të sjellin rritje të pagave të punonjësve.

    “Gjëja kryesore është infrastruktura rrugore, duhet të trajtohet urgjentisht.”

    Ata thonë se do të duhen njëzet vjet për të arritur nivelin e pagave në Kroaci, të cilat tani variojnë nga 1,000 deri në 3,000 euro.

    Shoqata Hotelierike tashmë i ka kërkuar shtetit të subvencionojë kontributet e pagave në mënyrë që të parandalojë pjesërisht ikjen e punëtorëve jashtë vendit. Paratë që ata nuk do të jepnin për kontribute, të përdoren për paga më të larta. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Mexhiti: Do të bëj çmos për të zgjidhur rastin në Onkologji

    Lajmi i rradhës

    Alternativa: Rasti i Onkologjisë të mos përfundojë njësoj si me tragjedinë në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë