Alternativa: Shtyrja e “Titanik 2”, dëshmia më e saktë për korruptimin e skajshëm të sistemit gjyqësor

    Alternativa ka reaguar nëpërmjet një kumtese në lidhje me shtyrjen e sencës për rastin “Titanik 2”, njofton Nistori.

    “Lajmi se seanca për lëndën “Titanik 2″ është shtyrë, në mënyrë që kjo lëndë të vjetrohet, është dëshmia më e saktë jo vetëm për korruptimin e skajshëm të sistemit gjyqësor, por edhe arsye absolute që të pranohet propozim-amendamenti kushtetues i Alternativës që lëndët e korrupsionit politik të mos mund të vjetrohen asnjëherë. Lënda e Mijallkovit është peshqesh edhe për ministrin e Drejtësisë, i cili akoma nuk është deklaruar për propozimin tonë për luftën kundër korrupsionit politik.”, thonë nga AAA.

    Alternativa shpreson që ky vendim të mos jetë pjesë e pazareve për krijimin e shumicës për ndryshime kushtetuese. Sipas tyre, nëse korrupsioni politik është mjet për agjendën eurointegruese, kjo flet se ka perënduar ëndrra europiane e këtij vendi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Si t’i hiqni njollat e domates nga rrobat: Është më e lehtë nga sa mendoni

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski në Beograd: E paramendoj Ballkanin Perëndimor pa kufij dhe të integruar në BE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë