Kovaçevski në Beograd: E paramendoj Ballkanin Perëndimor pa kufij dhe të integruar në BE

    “Ne nuk na duhen kufi, unë e paramendoj Ballkanin Perëndimorë pa kufij dhe të integruar në Bashkimin Evropian”, kështu deklaroi sot në Beograd kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke nënvizuar se vendet e Ballkanit Perëndimorë kanë qenë  vendet e vetme të cilat nuk kanë pasur kufi mes vete, ndërkohë që tani përkundrazi, janë të vetmet që kanë kufi mes vete.

    “Pyetja për kufijtë është pyetja ime e preferuar. Unë gjithmonë e jap përgjigjen e njëjtë, nuk ka çmenduri më të madhe nga kufijtë në Ballkan. Ne kemi qenë shtete të vetme që mes vete nuk kemi pas kufi, ndërkohë që tani jemi të vetmit që mes vete kemi kufij. Do të thotë se në rast se dilni nga këtu në veri, në Horgosh, vetëm 200 kilometra nga këtu, kufij nuk keni deri në Skandinavi. Ndërkohë në rast se dëshironi të shkoni në Ballkan në çdo 100 kilometra keni kufi dhe pikërisht për këtë, në rast se ka ndonjë projekt që nuk e dua, kur më vijnë nga BE-ja për financim, ajo është përparimi i kontrollit kufitar. Ne nuk na duhen kufij, unë Ballkanin Perëndimorë e paramendoj si rajon pa kufij, të integruar në Bashkimin Evropian…Kufijtë aktual janë burim i korrupsionit dhe asgjë tjetër”, deklaroi Kovaçevski.

    Raportet tona politike dhe ekonomike janë në nivel shumë të lartë dhe kjo falë iniciativës “Ballkani i Hapur”, tha Ana Bërnabiq, kryeministre e Serbisë në konferencën e përbashkët me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

    “Kritikuesit e iniciativës Ballkani i Hapur, ata që thonë se kjo është interes i Serbisë ose Interes i Maqedonisë së Veriut, përkundrazi ky është interes i të gjithëve, për këtë më së miri flasin shifrat e importit dhe eksportit të të dyja vendeve. Unë pres që muajin e ardhshëm do të caktojmë edhe terminin e seancës së përbashkët që do të mbahet në Serbi. Serbia e mbështet integrimin e republikës së Maqedonisë në BE”, tha Bërnabiq duke paralajmëruar edhe nënshkrimin e një memorandumi tjetër që ka të bëj me procesin integrues të të dyja vendeve në BE.

    Lajmi Paraprak

    Alternativa: Shtyrja e “Titanik 2”, dëshmia më e saktë për korruptimin e skajshëm të sistemit gjyqësor

    Lajmi i rradhës

    Muaremi shkarkoi Ruskovskën: Çdo keqpërdorim duhet të ndëshkohet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë