Alternativa: Vendimi i BDI-së, për defokusim të opinionit, zhytuni në baltën tuaj edhe pak

    Heronjtë e rrejshëm të BDI-së po përpiqen të defokusojnë opinionin, thuhet ndërkohë në reagimin e partisë Alternativa. “Dyfytyrësia e sotme e Ahmetit, Grubit dhe klaneve të tyre dëshmon për disa gjëra.

    E para, se shumica parlamentare është shumë larg nga 2/3 e shumicës për ndryshimet e dëshiruara kushtetuese.
    E dyta, Ahmeti, Grubi dhe klanet e tyre dëshmuan se janë në panik për atë që pason.
    E treta, pas një skenari të PR-it të heroizmit të rrejshëm, tashmë të parë, sich sihte sllogani “Pse jo”, përsëri po tentojnë që ta defokusojnë opinionin nga njollat e tyre korruptive dhe politike.

    Zhytuni në baltën tuaj edhe pak, sepse pas zgjedhjeve parlamentare, kurdo që të ndodhin ato, do të jepni llogari para organeve gjyqësore për të gjitha padrejtësitë e bëra ndaj popullit shqiptar”, thuhet në reagimin e Alternativës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    MSP kundërshton pretendimet e VMRO-së: Shpresa Abazi është punësuar në vitin 2015”

    Lajmi i rradhës

    Korrupsioni, njolla e errët për investitorët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë