Ambasada e ShBA në Shkup: Do t’i shqyrtojmë ndryshimet në Kodin Penal

    Ambasada e SHBA-ve në Shkup, për TV24 shprehet se do t’i shqyrtojnë ndryshimet në Kodin Penal ku parashihet ulja e dënimeve për keqpërodrimin e veprave penale dhe shoqërim kriminal e që dje u votuan në Kuvend me procedurë të përshpejtuar.

    “Me padurim i presim t’i shqyrtojmë këto ndryshime dhe shpresojmë se janë të harmonizuara me standardet evropiane”, thonë nga Ambasada e SHBA-ve për TV24.

    Delegacioni Evropian dje u shpreh se nuk mund të komentojë për përdorimin e flamurit të BE-së për këtë rast.

    “Ende nuk mund ta komentojmë përdorimin e flamurit të BE-së për këtë rast konkret, por rikujtojmë se përdorimi i kësaj procedure duhet të jetë e kufizuar me propozime që harmonizojnë legjislacinon e brendshëm me standardet dhe norat e BE-së”, thanë nga Delegacioni i BE-së.

    Ndryshe, dje me 48 vota për dhe 36 kundër dhe 1 i përmbajtur në seancën e 125-të u miratuan ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Penal.

    Lajmi Paraprak

    Politikanët unikë, qytetarët të grindur mes vete

    Lajmi i rradhës

    ‘Bomba’ e Nedim Bajramit – Shqipëria barazon shifrat ndaj Republikës Çeke

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë