Politikanët unikë, qytetarët të grindur mes vete

    Petrit Saraçini

    Ndarjet dhe polarizimi të krijuar nga politika dhe partitë politike kanë më së paku ndikim tek ata, e më së shumti reflektohen tek qytetarët.

    Për shkak të politikës, shohim grindje të ashpra mes miqve, të afërmve e familjarëve, kolegëve, të njohurve, fqinjëve…të cilat shpesh rezultojnë me ofendime, sharje dhe ndërprerje të komunikimit të ndërsjellë. Njerëzit që deri dje ndanin të mirën dhe të keqen nuk duan t’i shohin sytë njëri-tjetrit, urrejnë njëri-tjetrin, e jo rrallë bile mendojnë për (ose përdorin) dhunë fizike.

    Ndryshe nga politikanët, të cilët publikisht “luftojnë” e bëjnë shfaqje e spektakle për publikun, e në shumicën e rasteve në prapaskenë kultivojnë marrëdhënie të mira, madje edhe të shkëlqyera reciproke, pavarësisht se u përkasin kampeve të ndryshme politike.

    E bile, siç e shohim, ata shpesh dinë t’i kapërcejnë ato dallime, kur bëhet fjalë për interesat e tyre personale.

    Do të doja që bashkëqytetarët e mi, të paktën për këtë çështje, të marrin si shembull politikanët, dhe të shohin interesin e tyre, interesin qytetar, i cili mund të realizohet vetëm kur ata janë më unikë, e jo të përçarë e të verbuar nga urrejtja e ndërsjellë, e nxitur nga politika.

    Ndoshta kështu do të arrijmë të kemi elita politike më të përgjegjshme, që do t’i shërbejnë interesit të përgjithshëm, e jo atij personal! /IMA/

    Instituti për Media dhe Analitikë IMA jo çdoherë pajtohet me qëndrimet e dhëna në shkrimet dhe analizat autoriale, mirëpo e vlerëson lartë kontributin e secilit autor dhe kontributin e ekspertëve mediatik për zhvillimin e një debati të argumentuar me vështrime të ndryshme për të avancuar gjendjen në hapësirën mediatike në Maqedoninë e Veriut

    Lajmi Paraprak

    Sulmoi aktivistin e LGBT, i riu nga Shkupi dënohet me dy vite burg

    Lajmi i rradhës

    Ambasada e ShBA në Shkup: Do t’i shqyrtojmë ndryshimet në Kodin Penal

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë