Ambasada e ShBA-së në Shkup: Maqedonia i përmbush kushtet për fillimin e negociatave me BE-në

    Sipas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i përmbushin kushtet për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE dhe dy vendet punojnë vazhdimisht në zbatimin e reformave të nevojshme dhe për këtë arsye meritojnë t’i mbajnë sa më shpejt konferencat e para ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.

    Nga Ambasada Amerikane në pyetjen e AIM se si e komentojnë hapjen e Qendrës kulturore “Vaço Mihalljkov” i cili është personazh kontrovers për shkak të bashkëpunimin me Gjermaninë naziste, ata theksojnë se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet t’i zgjidhin kontestet.

    “Vazhdojmë me thirrjen tonë ndaj Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut që ta zgjedhin këtë kontest bilateral”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

    Në pyetjen se çfarë bën Uashingtoni zyrtare që ta bind Sofjen ta heq bllokadën për në BE, nga Ambasada amerikane theksuan se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i përmbushin të gjitha kushtet për nisen e bisedimeve dhe se Departamenti shtetëror japin mbështetje të fuqishme për hyrjen e RMV-së në BE.

    Lajmi Paraprak

    “Parcelat në Vodno”, Gruevski dënohet me shtatë vite burgim, Mijallkov me një vit e tre muaj ndërsa Kamçevi me një vit

    Lajmi i rradhës

    Kur është koha e duhur për të përdorur vajin e peshkut për shëndetin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë