“Parcelat në Vodno”, Gruevski dënohet me shtatë vite burgim, Mijallkov me një vit e tre muaj ndërsa Kamçevi me një vit

    Dënim me burg prej shtatë vjetësh shqiptoi Këshilli gjyqësor në kuadër të Gjykatës Themelore Penale – Shkup për ish-kryeministrin, Nikolla Gruevski, i akuzuar për pastrim parash dhe përfitimin e paligjshëm dhe fshehjen e pronës, përcjell Nistori.

    I arratisuri në Hungari, Nikolla Gruevski i akuzuar në procesin “Parcela në Vodno” u dënua me 7 vjet burg dhe dënim në para prej 3200 eurove. Kushëriri i tij dhe ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov u dënua me 1 vit e tre muaj burg. Kumbari i Nikolla Gruevskit, Risto Novaçevski mori dënim me kusht që në 5 vitet e ardhshme të mos kryejë një vepër penale tjetër. Nenad Josifoviq mori dënim me kusht që në 5 vitet e ardhshme të mos kryejë një vepër penale tjetër, ndërsa biznesmeni i akuzuar Orce Kamçev u dënua me 1 vit burg. Në këtë lëndë PPS-ja pohoi se Nikolla Gruevski me para prej donacionit për VMRO-DPMNE-në ka përfituar 1,3 milionë euro ndërsa pastaj ka blerë pronë në Shkup dhe Krushevë.

    “Me veprimet e të akuzuarve është konsoliduar fuqia ekonomike të të akuzuarit Nikolla Gruevski i cili përmes veprës penale “fshehje” i ka abuzuar donacionet e partisë politike VMRO-DPMNE duke i lëshuar në qarkullim për qëllime dhe interesa personale për ta realizuar qëllimin e tij për përfitim të pronës në mënyrë ilegale. Në këtë mënyrë është lidhur bota kriminele dhe shoqëria ilegale. Përkatësisht, në rastin konkret bëhet fjalë për vepra ndëshkuese që janë kryer nga ana e të akuzuarve me statut të lartë në profesionin e tyre, me paramendim që t’i realizojnë qëllimet perfide të Nikolla Gruevskit për posedimin e pronës së patundshme“, tha Ilija Tërpkov, gjykatës.

    Lajmi Paraprak

    Prona në rastin “Perandoria” vazhdon të mbetet e ngrirë

    Lajmi i rradhës

    Ambasada e ShBA-së në Shkup: Maqedonia i përmbush kushtet për fillimin e negociatave me BE-në

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë