Analiza: komiteti për Marrëdhënie midis Bashkësive, nuk ka përmbushur misionin

    Komiteti për Marrëdhënie midis Bashkësive, ndër vite nuk ka arritur ta përmbush misionin që ka. Në analizën e titulluar “Komiteti- 20 vite mundësi dhe sfida të pa-shfrytëzuara” theksohet se ndikimi politik është dominues duke bërë që përkatësia partiake dhe ndjekja e direktivave partiake të përcaktoj punën e deputetëve si anëtarë të Komisionit për Marrëdhënie midis bashkësive. Në analizë vihet në pah se kontributi i Komitetit në avancimin e marrëdhënieve ndëretnike nuk është i konsiderueshëm dhe kjo bazohet në faktin se Kuvendi nuk ka vepruar sipas konkluzioneve të Komitetit.

    “Jo, gjatë gjithë viteve Komiteti ka punuar me kapacitet dhe intensitet të njëjtë. Jo çdo herë kryetarët e Komitetit kanë qenë mjaftueshëm aktiv. Ajo që unë dua të theksoj është se Komiteti patjetër duhet të jetë më i dukshëm, duhet të punoj në atë që të jetë i dukshëm. Për mendimin tim duhet të jetë në mbledhjet e përhershme që monitoron të gjitha aktivitetet dhe marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve që të mund të veprojë në mënyrë parandaluese. Dëgjojmë vazhdimisht debate nëse ndryshimet e mundshme kushtetuese i acarojnë apo jo marrëdhëniet ndëretnike, dhe është pikërisht Komisioni ai që mund të tregojë në një moment të caktuar nëse ato i prekin apo jo. Nëse i prekin atëherë përse të mos debatojmë”, deklaroi Rizvan Sulejmani, profesor.

    Profesoresha, Ana Çupeska thekson se Komitetit ti bashkëngjitet edhe një ekip i cili do të ndihmoj në realizimin e aktiviteteve të parapara.

    “Vlerësoj se këtij Komitetit i mungon një dimension operativ, një shërbim që më shumë do t’i ndihmonte në synimet e tij, realizimin e plotë të kompetencave të tij thelbësisht të rëndësishme dhe fisnike mbi të gjitha”, tha Ana Çupeska, profesore.

    Autorët e analizës Rizvan Sulejmani, Ana Çupevska dhe Rubin Zemon rekomandojnë që puna e Komitetit të vihet në rolin e zbulimit dhe parandalimit të hershëm të raporteve të cenuara ndëretnike, sidomos në “shuarjen” e pikave të nxehta. Komitetin për Marrëdhënie midis bashkësive e zgjedh Kuvendi, ndërsa përbëhet nga 19 deputetë, prej të cilëve 7 nga partitë maqedonase, 7 deputetë shqiptarë, një turk, një vlleh, një rom, një serb dhe një boshnjak. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Në prill LSM fillon protestat

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski: “Balancuesi” po keqpërdoret, duhet të gjejmë zgjidhje së bashku

    Lajme tjera

    Klasa me një nxënës

    Është vetëm një nxënës që ndjek mësimet në klasën e parë të Shkollës Fillore “Rilindja” në fshatin Keqekollë…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë