Ankesa të shumta për pritje me muaj ose vjet në klinikën e hematologjisë në Shkup

    Një grup i madh pacientësh presin para repartit ambulantor të Klinikës së hematologjisë në Shkup. Disa thonë se kështu ndodh çdo ditë në këto dy vitet e fundit.

    Pacientët ankohen për pritje të gjata për një kontroll të thjeshtë, ndërsa për një ekzaminim më të detajuar mjekësor pritjet janë me muaj dhe vjet.

    “Të them me vjet, andaj duhet disi të gjendemi  tek ambulanca me mjeken për të marr udhëzim me prioritet nga mjeku amë. Problem janë terminët unë e them nga përvojat që kisha”, thotë një paciente.

    “Pandemia është problem në vete, ne këtu në Maqedoni kemi problem si ta them me barnat. Ilaçet që këtu kushtojnë 3000 denarë, në Serbi e Kosovë janë përgjysmë më lirë përkatësisht 1,500 denarë. Ky është problemi që tek ne ato që na shkruajnë nuk janë me fond por duhet të blihen privatisht”, shprehet një tjetër paciente.

    Pacientët ankohen edhe tek terapitë e shtrenjta që ju shkruajnë mjekët. Ata thonë se të gjitha udhëzimet e terapive që duhet ti marrin nuk janë në listën pozitive të fondit dhe duhet ti blejnë privat.

    “Më vjen turp që e them po më të mirin ilaç që ma sugjerojnë është 4 mijë denarë që duhet ta marr për zemër a unë kam 10 mijë denarë pensionin, ku janë barnat tjerë. Kjo është shumë, nuk qëndron problemi te mjekët por tek sistemi”, thekson një paciente.

    Nga Drejtoria e Klinikës së Hematologjisë hedhin poshtë pretendimet e pacientëve që presin për një termin. Drejtoresha Irina Panovska Stavridis pa dashur të flas para kamerës i tha Alsatit se personeli mjekësor punon me dy turne duke realizuar nga 60 termine në ditë. Sipas saj, disa mjek janë në izolim nga virusi korona por që nuk e kanë e kanë ulur dinamikën e punës që realizohet në këtë klinikë./ Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Tre vite nga rasti “Llaskarca” dhe akoma nuk ka filluar superekspertiza

    Lajmi i rradhës

    Kuvendi debaton për zëvendësministrat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë