Anulohet koncerti “Romancat ruse”, Ministria e Kulturës: Arti është porosi, nuk duhet ta njollosim

    Nuk u mbajt koncerti “Romancat ruse” që ishte paraparë për dje në Operën dhe Baletin Kombëtar.

    Nga Ministria e Kulturës thonë se anulimi vjen nga lajmet e fundit që vinë nga Ukraina dhe që shqetësuan njerëzimin, pasi sipas tyre nuk është koha për romanca.

    Megjithatë nuk specifikojnë se nëse e njëjta do të ndodh edhe me koncertet tjera të formatit të ngjashëm, duke mos sqaruar as se nëse anulohet vetëm ky koncert pasi që romancat janë ruse – shtet i cili pushtoi Ukrainën.

    “Koncerti Romancat ruse, i paralajmëruar për sonte (04.03.2022) në OBK, në marrëveshje me organizatorin – anulohet. Lajmet e fundit nga Ukraina shqetësuan gjithë njerëzimin. Për askënd kjo nuk është kohë për romanca. Edhe arti është porosi, për këtë askush nuk duhet të lejojë ai të njolloset. Romancat e mira le të mbeten për kohë më të mira, kohë kur sërish do të mbizotërojë paqja, nuk do të ketë viktima dhe askush nuk do të ndjehet i rrezikuar dhe i kërcënuar”, thanë nga Ministria e Kulturës e RMV-së.

    Lajmi Paraprak

    Hipoglicemia

    Lajmi i rradhës

    Të rinjtë në RMV gjithnjë e më pak të interesuar për zejtarinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë