Arben Taravari i kërkon falje babait të Ëmblës: Ju kërkoj falje 100 herë nëse jeni ndjerë i ofenduar

    Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari në “ClickPlus” ka folur për deklaratat e një dite më parë, ku tregoi variant krejtësisht tjetër për Ëmbla Ademin, duke supozuar se përveç se ka Sindromin Daun, ka edhe simptome të Autizmit me momente agresiviteti.

    Për këtë deklaratë ka reaguar gjatë debatit babai i Ëmblës, Ilir Ademi duke demantuar me raporte mjekësore. Kërkoi që Taravari t’i kërkojë falje publike dhe kryetari e bëri një gjë të tillë publikisht.

    “Ja nëse babai i Ëmblës është ndjerë i ofenduar… ja unë 100 herë i kërkoj falje… unë nuk e kam kontrolluar Ëmblën…”, tha Taravari.

    Ademi ka kërkuar nga Taravari që t’i tregojë se kush i tha se “Ëmbla ka simptome të autizmit”, pasi siç thotë Ademi, të gjitha raportet mjekësore që i kanë, Ëmblën e nxjerrin me kategorizimin “Doun Sindrom i lehtë”.

    Ademi: Cili ekspert i ka treguar. A ka zotëri Taravari ndonjë dokument që dëshmon se Ëmbla është autike. Nuk është e keqe të ketë Autizëm, por ajo nuk e ka, është me Doun Sindrom.

    Taravari: Në bisedë me defektologët që e kanë trajtuar, natyrisht se edhe unë jam neurolog, unë nuk them se është autike, por ka simptome të autizmit, me momente agresiviteti. Unë e kam parë edhe terapinë. Ajo terapi jepet kur ka agresivitet. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    KOMUNAT RURALE – Ujë s’ka, por vullnet për projekte inovative ka!

    Lajmi i rradhës

    Figura e Xhafer Devës e shpjeguar nga historianët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë