Arifi: BDI nuk është parti e lajkave

    “BDI nuk është një parti e lajkave, sepse po të ishte kështu, nuk do të ishte pjesë e të gjitha këtyre proceseve”, tha kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, për emisionin “Utrinski Brifing”.

    Sipas saj, ata janë një parti e madhe me një pjesë të madhe në qeverinë qendrore, por edhe në atë lokale, ku problemet me axhendën e gjelbër janë më të mëdha.

    Lidhur me deklaratën e kryetarit të Strugës, Ramiz Merko se nuk ka objekte pa leje në komunën e tij, Arifi thotë se ka objekte të tilla në të gjithë vendin dhe ky është një problem i madh.

    “Ka ndërtime pa leje në të gjithë vendin, prandaj ekziston Ligj për Legalizimin. Nëse nuk do t’i kishim, sigurisht që nuk do të kishte nevojë të miratonim një ligj të tillë. Ka probleme të tilla në të gjithë vendin, si dhe në Tetovë”, theksoi Arifi dhe shtoi se një problem serioz për komunat është procedura e gjatë burokratike deri në miratimin e planit të detajuar urbanistik. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Sulejmani: Non-paper nuk është incident diplomatik

    Lajmi i rradhës

    Ministria e Punëve të Brendshme: vetëm dje 319 gjoba në Shkup

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë