Sulejmani: Non-paper nuk është incident diplomatik

    Shtetet etnike, në parim, janë më efikase dhe më funksionale, por është vështirë që sot, ashtu si në kohën e shekullit të nëntëmbëdhjetë të formohen shtete homogjene në aspektin dhe religjioz, qoftë për shkak të mobilitetit që paraqitet si rezultat i globalizimit, por më së shumti për shkak se shtetet që sot krijohen në Ballkan shumë gjatë kanë jetuar në një territor të përbashkët, ku kufijtë etnikë nuk janë përputhur me përbërjen etnike. Sot sado që një shtet mund të jetë i madh, nuk mund të jetë aq i madh sa tërë një popull ta ketë brenda kufijve të vet. Për më tepër, madhësia e një populli sot nuk matet me territorin që e kontrollon, por shumë më tepër me nivelin e zhvillimit tekniko-teknologjik dhe inovacionet që i prodhon. Vetëm inovacioni është trashëgimi që sot zbulohet, kurse gjenerata e ardhshme e gëzon. Ose, shumë më rëndësi është sa je i ngritur në lartësi, në vijën vertikale sesa sa je i shtrirë në hapësirë, në vijën horizontale.”, thotë Sulejmani për Shenja.

    I pyetur nëse non-paper-ët janë paralajmërim apo thjesht një kërcënim për “alternativat” e reja gjeopolitike që mund ta prekin rajonin nëse proceset (euro)integruese rajonale nuk zhvillohen sipas Marrëveshjes së Dejtonit apo edhe atyre që i dhanë fund luftës në Kosovë, por edhe në Maqedoni, tashmë të Veriut, ai thotë se non-paper-i nuk është incident diplomatik.

    “Maqedonia e Veriut, viteve të fundit, ka një situatë paksa më të qetë në marrëdhëniet ndëretnike, por ka shumë probleme me fqinjët, që ia pengojnë rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian edhe pse me shumë kompromise arriti të bëhet anëtare e NATO-s. Nga ana tjetër, parametrat ekonomikë janë larg atyre që garantojnë një zhvillim më të shpejtë dhe mirëqenie për qytetarët. Për tridhjetë vjet pavarësi mesatarisht ka 2.8% rritje të BPV-së, që nënkupton se me këtë shkallë të zhvillimit do t’i duhen më shumë se shtatëdhjetë vjet për të arritur një standard mesatarë europian. Për më tepër, asnjë ekspert nuk parasheh zhvillim më të lartë se 4.5-5%, që nënkupton se edhe sikur të tejkalohet kriza ekonomike momentale me korona-virusin, që parashihet të kthehet në nivelin e vitit 2019 tek në vitin 2023, një të riu të moshës tetëmbëdhjetë vjeç do t’i duhet t’i arrijë të nëntëdhjetat për të gëzuar një standard europian. Këto parashikime përafërsisht vlejnë edhe për Kosovën dhe Bosnjën.

    Nëse kemi parasysh këtë që u tha, lehtë mund të nxirret konstatimi se non-paper-i nuk është incident diplomatik e politik ose vetëm një presion e shtytje për integrim më të shpejtë, por shumë më tepër ka bazë serioze për të besuar se është pasojë e më tepër kalkulimeve dhe parashikimeve për (mos)funksionimin e këtyre shteteve.”, deklaron Sulejmani.

    Ai shton se Maqedonia e Veriut nuk është e parapërcaktuar ta korrigjojë historinë, por ta shfrytëzojë atë për të nxjerr mësim për të ardhmen. /Shenja/

    Lajmi Paraprak

    Pivovarov: Është e lehtë ta nënshkruani memorandumin, por duhet edhe të zbatohet

    Lajmi i rradhës

    Arifi: BDI nuk është parti e lajkave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë