Arrestohen nëntë dilerë të drogës në Tetovë, për një 28-vjeçar kërkohet edhe dënim me burg

    Policia e Tetovës mbrëmë ka arrestuar nëntë persona dhe u janë sekuestruar qese me marihuanë, ndërsa për 28-vjeçarin L.L është kërkuar me urdhër gjyqësor dënim me burg, ndërsa për të tjerët do të merren masa të përshtatshme, njofton Nistori.

    Më datë 10.06.2022 në ora 21:15 në afërsi të shkollës fillore në Tetovë nga ana e nëpunësve policorë të SPB Tetovë nga liria janë privuar SH.L.(24), T.A.(24), D.B.(18), E.E.(22), V.L. (19), A.E. (25), A. SH .(24), L.L. (28) të gjithë nga Tetova dhe XH.M.(22) nga f. Striminicë-Tetovë, për arsye se në afërsi të tyre janë gjetur dhe sekuestruar 21 qese me marihuanë, kurse pas kontrollit të kryer është konstatuar se L.L. është kërkuar me urdhër gjyqësor për vuajtjen e dënimit me burg.

    L.L do të dërgohet në institucion ndëshkues-përmirësues për vuajtjen e dënimit, kurse pas dokumentimit të plotë të rastit kundër të gjithëve do parashtrohet kallëzim adekuat. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shpallen zgjedhjet për kryetar të komunave Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendra Zhupa

    Lajmi i rradhës

    Frika e ndikimit rus: BE angazhohet për zgjidhje të krizës në Bosnje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë