Arrestohet i riu nga Tetova, kërcënonte me foto intime 23-vjeçarin

    Policia e rajonit të Tetovës ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi ka kërcënuar një djalë me disa foto kompromentuese. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin me iniciale B. Sh., nga Tetova.

    “Dje (19-tetor) rreth orës 16:40 minuta, në rrugën ,,Boris Kidriç“ në Tetovë, pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë kanë arrestuar 26-vjeçarin B.Sh. nga Tetova, për shkak të dyshimit se ai ka shantazhuar disa herë 23-vjeçarin D.Sh., gjithashtu nga Tetova, se do të publikoj informacione dhe fotografi të përbashkëta me përmbajtje eksplicite dhe komprometuese të tyre dhe për një kohë të gjatë i kishte kërkuar dhe marrë para nga D.Sh. Gjatë privimit nga liria tek B.Sh. është gjetur edhe marijuhanë”, thuhet në raportin ditorë të SPB Tetovë.

    Lajmi Paraprak

    PDSH: Do të vazhdojmë të japim kontributin për mirëqenien e qytetarëve

    Lajmi i rradhës

    Talebanët po “arnojnë” atë që kanë shkatërruar amerikanët, kanë vendosur të ndërtojnë flotën e tyre të forcave ajrore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë