Arrestohet ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë në Mal të Zi

    Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë të Malit të Zi, Vesna Medenica, është arrestuar mbrëmë vonë në aeroportin Golubovc.

    Sipas mediave malazeze, Medenica u ndalua nën dyshimet se ka kryer dy vepra penale, krijimin e organizatës kriminale dhe ndikim të paligjshëm.

    Medenica ishte në krye të Gjykatës së Lartë për 17 vjet, deri në dorëheqjen e saj në fund të vitit 2020.

    Filip Axhiq, këshilltari i zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, me rastin e arrestimit të Medenica-s, tha se në Mal të Zi nuk ka më persona të paprekshëm.

    “Drejtësia do të trokasë në derën e të gjithëve. Do të bëjmë një vend me mundësi të barabarta për të gjithë, një vend të drejtësisë dhe institucioneve të forta, civile dhe evropiane”, tha Axhiq.

    Lajmi Paraprak

    BDI: Refuzimi i SAShK, është agjendë politike kundër nxënësve dhe prindërve

    Lajmi i rradhës

    Simptomet e mëlçisë së dhjamosur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë