BDI: Refuzimi i SAShK, është agjendë politike kundër nxënësve dhe prindërve

    Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), përmes një komunikate për media ka reaguar kundër grevës së SAShK-ut, duke thënë se refuzimi për rritje prej 2.500 denarë ose 10% të pagave si dhe metodologjisë për rritje graduale dhe zgjidhje të përhershme të statusit social të kuadrove arsimore është agjendë politike kundër nxënësve dhe prindërve.

    BDI, kanë thënë se e konsideron se me refuzimin e ofertës së dhënë nga ana e Qeverisë, SAShK vendos interesat personale mbi interesat e nxënësve derisa dëmi shkon në llogari të mësimdhënësve dhe nxënësve pikërisht në prag të përfundimit të procesit mësimor.

    “Është e pa tolerueshme humbja e mësimit në kushte si sot, kur mbarë globi përballet me Pandeminë, krizën ekonomike dhe energjetike, derisa Qeveria dhe Ministria e Arsimit e shkencës po bën përpjekje maksimale për normalizimin e procesit arsimor”, thuhet në komunikatën e tyre. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Cilët janë profesionet më të kërkuara në Shqipëri?!

    Lajmi i rradhës

    Arrestohet ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë në Mal të Zi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë