Arrestohet një person nga Tetova pasi gjuajti me armë në dasmë

    Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme kanë privuar nga liria një tetovar i cili paraprakisht kishte gjuajtur në një dasmë. Policia të njëjtit i ka konfiskuar pistoletën e tipi CZ.

    “Pjestarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmjen e djeshme (18-gusht) rreth orës 23:30, në Sedllarevë të Tetovës, kanë privuar nga liria 60-vjeçarin A.A. nga ky fshat, për shkak të dyshimit se më herët në një ceremoni dasme të organizuar nga bashkëfshatari i tij, ka qëlluar me armë zjarri dhe ka prishur rendin dhe qetësinë publike. Shumë shpejt në vendin e ceremonisë u mblodhën një numër i madh i personave që morën pjesë në ceremoni, të cilët i penguan punonjësit e policisë të kryenin veprimet e tyre zyrtare, pas së cilës A.A. është sjellë në Stacionin Policor të Tetovës dhe i është marrë një pistoletë ,,CZ“ me 6 fishekë të kalibrit 7,65 mm, të cilën e posedonte pa leje. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me Prokurorin Publik, personit A.A. do t’i përgatitet një parashtresë e përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

    Lajmi Paraprak

    “Ky nuk është suspendim i Ruskovskës, por për suspendim i drejtësisë”

    Lajmi i rradhës

    Prokuroria Speciale e Kosovës heton “organizatat ilegale” nga Serbia

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë