Arrestohet shtetasi nga Kosova, tentoi ta korruptojë policinë në pikën kufitare “Bllacë”

    Fotografia nuk është nga aksioni i arrestimit, por është ilustruese

    Një i arrestuar nga Kosova ka tentuar t’i japë ryshfet një punonjësi policie në  pikën kufitare Bllacë

    Sot (07.06.2022) në vendkalimin kufitar Bllacë, në dalje nga vendi për në Kosovë, zyrtarët policorë kanë arrestuar shtetasin kosovar S.J (56). Ai drejtonte automjetin e pasagjerëve “Volkswagen”, furgon, me targa kombëtare të Kosovës dhe gjatë kontrollit të automjetit i është gjetur një sasi e madhe malli me të cilin po transportonte, për të cilën nuk posedonte asnjë dokumentacion.

    Duke vepruar kështu, ai ka ofruar ryshfet policit, duke i vendosur para në pasaportën e tij kosovare.

    Pas kësaj S.J. është ndaluar dhe pas dokumentimit të rastit nga Departamenti për Krime Ndërkufitare dhe Migrim në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Veri, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës. /KlanM/

    Lajmi Paraprak

    Ndërtimi i ri ia zë frymën xhamisë së Çairit!

    Lajmi i rradhës

    Çdoherë ka një arsye pse njerëzit zgjedhin një spital privat!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë