Ndërtimi i ri ia zë frymën xhamisë së Çairit!

    Nëpër këtë ngushticë ecin qytetarët për të shkuar në Xhaminë e Çairit, për të falur namazin.

    Rrethoja që është vendosur aty pranë, po e vështirëson lëvizjen.

    “Për mu personalisht e kanë ngushtuar shumë rrugën, por nuk kam çfarë të bëj sepse është oborri i Xhamisë dhe vetë pronari që e bën objektin duhet ta bëj më gjerë, ne të kapemi të përleshemi me fuqinë, me të keq nuk shkon”

    “Po sigurisht që na e vështirëson për të kaluar, e kanë bërë sikur rrugë për të kaluar dhitë“

    “Kjo ndërtesë do të bëhet 12 kate dhe ka pengesë“

    Ka tetë vjet që është ndërtuar ky objekt fetar, por banesa e re që po bëhet përball Xhamisë po ia nxë frymën. Qytetarët që takuam e që po shkonin në namaz thonë se kjo nuk është e hijshme. Përndryshe këtu po bëhet një objekt banimi nëntë katësh.

    “Banesa do të jetë diku nëntë kate, a tre kate do të jenë nën tokë parkingje, larg Xhamisë do të jemi 12 deri 15 m, do të hapet e gjitha ajo pjesë. Aty mund të kalojnë njerëzit, por shkaku sigurisë e kemi hapur vetëm për një person. Sido që të jetë, kjo është kështu për momentin, kur të fillojë banesa, do të fillojë diku 15 m larg dhe do të hapet ajo pjesa e Xhamisë, domethënë Xhamia nuk do të ketë pengesë”, tha Ali Nesimi – inxhinier.

    Xhamia e Çairit i ka tre hyrje, mirëpo banorët që jetojnë në anën ku po zhvillohen punimet për objektin e ri, e kanë shumë të vështirë të kalojnë.

    Ndryshe nga Komuna e Çairit kanë njoftuar se ndërtimin nuk mund ta ndalin për shkak se pronari i vendit ka leje për ndërtim. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    50 vjet nuk mund të marrë shtetësi të Maqedonisë! MPB e konsideron si të rrezikshëm për shtetin

    Lajmi i rradhës

    Arrestohet shtetasi nga Kosova, tentoi ta korruptojë policinë në pikën kufitare “Bllacë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë