Arsovska do të paditet nga ish-sekretari i saj

    Ish-sekretari i Qytetit të Shkupit Gjoko Vellkovski i cili u shkarkua tre ditë më parë, paralajmëron se do ta padisë kryetaren Danella Arsovska për shpifje, pas deklaratës së saj se edhe ai ka marrë pjesë në kurdisjen e tenderit për Stacionin pastrues në Shkup. Para se të parashtrojë padinë, Vellkovski i ka dhënë afat prej 48 orëve kryetares Arsovska që ajo ti kërkojë falje.

    “Bëhet fjalë për deklaratë shpifëse e cila e prishi nderin tim. Andaj duke marrë parasysh dispozitat 13 dhe 14 të Ligjit për përgjegjësi qytetare për fyerje dhe ofendim kërkoj nga Arsovska që ta tërheq deklaratën dhe të kërkojë falje për të pavërtetat që i ka shpërndarë”, ka shkruar ish sekretari i qytetit të Shkupit Gjoko Vellkovski në rrjetet sociale. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Manuel Sarrazin: Është e qartë, njohja reciproke është qëllim i dialogut

    Lajmi i rradhës

    Edhe këtë vit Qendra për Kulturë në Tetovë do të përballet me problemet e ngrohjes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë