Arsovska emëron Kosana Maznevën nga VMRO-DPMNE, drejtoreshë të Higjienës Komunale në vend të Zudi Enuzi Koka

    Pas shkarkimit të Zudi Enuzi Koka nga Ndërmarrja Publike Higjiena Komunale, kryetarja e bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska në vend të Kokës ka emëruar Kosana Mazneva në postin e drejtoreshës. Mazeva vjen nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe emërimi i saj vjen pas incidentit ditë më parë në protestat e opozitës maqedonase kundër propozimit francez, pasi vëllai i tij kishte gjuajtur me armë në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, shkruan Nistori.

    “Mazneva ka më shumë se 15 vite përvojë, prej të cilave ka punuar si udhëheqëse e Sektorit të Natyrës në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, inxhiniere përgjegjëse dhe këshilltare për mjedis jetësor në Sh.A. Elektranat e Maqedonisë dhe ish deputete në dy mandate. Arsimin e lartë e ka mbaruar në Fakultetin Matematiko-Natyror në Shkup”, thonë nga bashkia e Shkupit.

    Pasi Danella Arsovska shkarkoi Kokën, Aleanca për Shqiptarët vendosi të ndërpresë të gjitha bashkëpunimet me të. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Vlera e euros barazohet me atë të dollarit

    Lajmi i rradhës

    Në ‘Fshatin e pikturuar’ të Ukrainës teksa lufta po afrohet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë