Arsovska: Mickoski nuk është kyç për realizimin e projekteve të mia

    Kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danela Arsovska, në “Click Plus” në TV21 tha se nuk ka pasur kontakte me kryetarin e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Slavevski dhe liderin e VMRO-së – DPMNE, Hristijan Mickoskin. Ajo theksoi se nuk mendon se komunikimi i tyre është kyç për realizimin e projekteve që janë në interes të qytetarëve, përcjell Nistori.

    Arsovska tregon se çfarë e “mbushi kupën” për t’u ndarë nga Mickoski

    Arsovska, tha se “kupa u mbush” për shkak se priste përkrahje për të luftuar korrupsionin nga ana e VMRO-DMPNE-së, por ndërkohë ka rezultuar të jetë e kundërta.

    “Nuk kam asnjë qëllim, çfarëdo qofshin pasojat, çfarëdo sulmesh, kërcënimesh apo çfarëdo që ata kanë menduar, unë nuk tërhiqem. “Unë nuk jam e tillë si person dhe nuk lejoj që dikush të keqpërdor asgjë, që është nga ajo që kemi premtuar se do të bëjmë, që është të përfaqësojmë interesat e qytetarëve”, thotë Arsovska.

    Ajo tha se në të ardhmen si kryetare komune do të punojë për të mirën e qytetarëve.

    “Mendoj se çdo gjë që është në drejtim të abuzimit duhet të parandalohet. Ata persona që në fillim të mandatit të tyre praktikisht nënshkruan deklarata me të cilat nisën me një proces vetingu praktik, pra me një proces me të cilin u zotuan qytetarëve se do të punonin ekskluzivisht në interes të tyre dhe se nuk do të përfaqësojnë ndonjë veprim kriminal apo korruptiv”, tha Arsovska.

    LSDM, BDI apo Gruevski? Kush qëndron pas Danella Arsovskës?

    E para e Shkupit tha se nuk ka as mbrojtje e as mbështetje nga asnjëra parti apo individ.

    “Nuk pajtohem as me njërën, as me tjetrën dhe kjo për mua do të thotë se po bëj diçka të mirë në jetën time dhe planifikoj të vazhdoj kështu”, tha Arsovska.

    Gjatë pyetjes nëse Arsovska ka marrë direktiva nga Budapesti, siç flitet, ajo u përgjigj se kjo është qesharake.

    “Kur dikush është në një pozitë kaq të palakmueshme siç janë këta njerëz tani, unë besoj se mënyra e vetme e tyre është të manipulojnë, fabrikojnë dhe tregtojnë gënjeshtra,” thotë ajo.

    Arsovska konfirmoi se nuk është më konsulle nderi e Hungarisë në Maqedoni për shkak se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që mbajti pasi u bë kryetare komune. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Dëmet nga vërshimet në Tetovë, Kasami: Vazhdojmë të marrim masa për parandalimin e fatkeqësive

    Lajmi i rradhës

    Japonia heq kufizimet për turistët e huaj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë