Arsovska pyet Shilegovin: Ku i shpenzuat 12 milionë euro nga shitja e shtëpisë së qytetit?!

    Kandidatja e pavarur për kryetare të Qytetit të Shkupit, Danella Arsovdka pohon se kryetari aktual i Qytetit të Shkupit, Petre Shilgov ka shpallur konkurs për blerjen e shtëpisë së re të qytetit, “në mënyrë kundërligjore dhe në mes të zgjedhjeve”. Sipas saj, për këtë qëllim janë planifikuar 11 milionë euro, njofton AIM, përcjell Nistori.

    “Në vend se të shpenzohen 11 milionë euro për zyre të reja luksoze për kryetarin e Qytetit, ato mjete do t’i investojmë në krijim të së ardhmes për të rinjtë. Në kohën kur të rinjtë po largohen nga vendi, në kohën kur shumë pak po investohet në të ardhmen e tyre, në kohë kur kemi aq gjëra të parregulluara në Shkup, kryetari i Qytetit në largim prioritet e ka furnizimin e hapësirës për
    zyre luksoze për të”, tha Arsovska.

    Arsovska paralajmëroi se si kryetare e ardhshme e Qytetit do të investojë në krijimin e një të ardhme më të mirë për të rinjtë.

    Lajmi Paraprak

    Në zgjedhjet lokale do të votojnë mbi 400 persona të cilët ndodhen në izolim

    Lajmi i rradhës

    “Fëmijët u verbuan nga përdorimi i tabletëve”, deklarojnë prindërit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë