Çfarë punoi Arsovska gjatë 82 ditëve të para të mandatit?!

    Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska sot dha llogari për punën e saj gjatë 82 ditëve të para të mandatit.

    Në prezantimin e sotëm ajo përmendi nga pastrimi i deponisë, shtimi i linjave të autobusëve deri tek rikthimi i kohëmatësve në komunikacion.

    Arsovska tha se në të ardhmen planifikon zgjidhjen e problemit me autobusët privatë që nuk plotësojnë kriteret ekologjike, por nuk dha detaje se si planifikon ta bëjë diçka të tillë.

    Në takimin e parë me gazetarët, vetëm pak muaj më parë, Arsovska tha se me mjetet e planifikuara nga kryetari i mëparshëm për transportin e shpejtë , do të investohen për blerjen e 250 ekoautobusëve.

    “Besoj se në periudhën e ardhshme do të niset fillimisht me një tranzicion në zhvillimin e asaj që është parku për vozitje i shoferëve privatë, por duhet të keni parasysh se për 5 vite askush nuk ka ndërmarr asnjë hap. Jam e bindur se edhe ata vetë duan që të zhvillohet transporti publik në Shkup dhe besoj se me mbështetjen e Qytetit të Shkupi edhe do të bëhet diçka e tillë”, tha Danella Arsovska- kryetare e Qytetit të Shkupit.

    Për LSDM-në, 82 ditët e Arsovskës në postin e kryetares së Shkupit, kanë kaluar pa punë të mirëfilltë.

    “Përveç nivelimit të pusetave, Arsovska nuk ka realizuar asgjë, po e përsëris, asnjë projekt konkret, të madh. Ura në Aerodrom duhet të kishte përfunduar deri më tani. Renovimi i Sallës Universale. Transport falas për banorët e Shkupit. Rikonstruksioni i rreth 10 rrugëve duhet të përfundojë. Ajo pezulloi projektin Bus Rapid Transit, ndaloi ndërtimin e dy urave të reja, ndaloi Sallën Universale dhe anuloi një ofertë pune për 20 zjarrfikës”, u shpreh Darko Kaevski- LSDM.

    LSDM-ja gjithashtu akuzoi Arsovkën për partizimin e institucioneve dhe ndërmarrjeve publike./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kompletohet ekipi i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, konfirmoi Sali

    Lajmi i rradhës

    Është zbehur entuziazmi për zgjidhje rreth historisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë